Kreu i Bashkësisë Islame të Kroacisë e vizitoi Institutin

Një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame të Kroacisë, i kryesuar nga akad. Azis Hasanoviq, të enjten (03.02.2022) e vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani.

Drejtori Asani i dëshiroi mirëseardhje kryetarit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe e informoi për veprimtarinë e Institutit dhe impaktin që e ka ky institut në vendin tonë dhe më gjerë. Po ashtu drejtori Asani foli për marrëdhëniet që i ka krijuar Instituti me institucione të tjera shkencore e kulturore të vendit dhe të huaja, duke u ndalur veçmas në marrëdhëniet e mira me bashkësitë fetare, përfshirë edhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.

Mysafiri Asanoviq e falënderoi drejtorin Asani për mikpritjen, e përgëzoi për punën e Institutit dhe foli për organizimin e Bashkësisë Islame të Kroacisë, si dhe për gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet shkencore e kulturore të rajonit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë ishte i shoqëruar nga dr. Mirza Shabiq, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe Mevludin Arsllani, drejtor i Gjimnazit Islamik në Zagreb. Delegacionin e shoqëronte edhe Reis Ul-Ulemaja e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Hfz. Shaqir ef. Fetahu.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …