KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME VIZITOI ITSHKSH-NË

Sot kisha kënaqësi që në Institut ta pres kreun Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul-Ulema, H. Shaqir ef. Fetahu, i cili erdhi për të më ngushëlluar për humbjen e nënës, ndërsa kjo vizitë u bë e frytshme edhe sepse përkoi me praninë e profesoreshës së teologjisë, Ines Murzaku, nga Universiteti “Seton Hall” të New-Jersey-t, e cila po qëndron në vendin tonë me programin fulbright të shtetit amerikan. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili, dhe shefi i Kabinetit të Reisit, Dr. Abdulkerim Iseni.
Kështu patëm mundësi që bashkërisht të diskutojmë për dialogun ndërfetar dhe të theksojmë rolin e mirë që po e luan Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në promovimin e dashurisë, paqes, respektit dhe tolerancës ndërfetare si vlerë autoktone shqiptare, që po merr trajtë institucionale në Shkup.
Ju faleminderit të gjithëve!

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …