Kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e vizitoi ITSHKSH-në

Shkup, 21.11.2019 – Sot për vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishin kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad.Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga albanologët e shquar Gjovalin Shkurtaj e  Shaban Sinani, për të na uruar Ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 12-të të themelimit të ITSHKSH-së.

Me këtë rast, për bibliotekën e Institutit dhuruan dhjetëra tituj shkencor, ndërsa me drejtorin e Institutit, Skender Asani, biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore në fushën e shkencave albanologjike.

Shikoni gjithashtu

VIZITË NË ITSHKSH, KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT SJELL NË SHKUP ZËRIN E ARTIKULUAR TË DIASPORËS

Shkup, 21 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve …