KONKURS PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE

Në bazë të nenit 149 të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta zyrtare e RM nr. 82/2018) dhe nenit 10 të Rregullores për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrim dhe studim në ciklin e dytë të studimeve, dhe në bazë të Vendimeve të Këshillit të ISHP Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup me nr. 0201-462/9 të datës 21.07.2021 dhe 0201-462/10 të datës 21.07.2021, ISHP Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, shpall:

KONKURS

PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE NË ISHP INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP NË VITIN AKADEMIK 2021/2022

 I. NUMRI I STUDENTËVE

Në  ISHP Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në studimet e ciklit të dytë për vitin akademik 2021/2022, mund të regjistrohen numri i studentëve në vijim:

ISHP INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE DHE KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP Numri i studentëve Shuma për një semestër (EURO) Kohëzgjatja e studimeve / numri i semestrave
PROGRAMET STUDIMORE 
 
Kulturologji 30 500 dyvjeçare

(katër semestra)

Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare 30 500 dyvjeçare

(katër semestra)

 

II. TË DREJTAT E KONKURRIMIT

 Të drejtë konkurrimi kanë kandidatët të cilët i plotësojnë  kushtet e parapara nga Ligji për arsimin e lartë, Statuti i Institutit, Rregullorja për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrim dhe studim në ciklin e dytë të studimeve pranë ITSHKSH – Shkup.

Kushtet:

– Kandidatët të kenë kryer studimet e ciklit të parë në kohëzgjatje së paku 3 (tre) vjet (180 kredi evropiane) nga fusha e shkencave humane (shoqërore).

Kandidatët të kenë kryer studimet universitare (diplomike) katër vjeçare sipas programeve studimore para aplikimit të EKTS nga fusha e shkencave humane (shoqërore).

– Të kenë arritur notë mesatare së paku 8,00 (tetë) në studimet e ciklit të parë.

– Nëse kandidatët nuk kanë mesatare të studimeve me notën 8,00 (tetë), mund të regjistrohen nëse kanë dy rekomandime nga punonjës shkencorë të fushës përkatëse shkencore.

III. FINANCIMI

Shuma e tarifës është e shprehur në euro ndërsa llogaritet dhe paguhet në kundërvlerë në denarë sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të RMV në ditën e pagesës për semestër për studentët të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shuma e tarifës për studentët e huaj:

– Në shumën e tarifës nuk janë përfshirë shpenzimet për paraqitje të provimeve dhe aktivitete jashtë provimeve, për fletëparaqitje, vlerësim dhe mbrojtje të punimit të magjistraturës. Këto shpenzime përcaktohen me marrëveshjen për studime.

– Studentët e huaj duhet të kenë diploma të nostrifikuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha aspektet tjera arsimore-shkencore, juridike-administrative dhe financiare që kanë të bëjnë me realizimin e programeve studimore të ciklit të dytë, janë të rregulluara me Rregulloren për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrimin dhe studimin e studimeve të ciklit të dytë në ISHP Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

 

IV. REALIZIMI I KONKURSIT PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE

Kandidatët paraqiten në Konkursin e shpallur duke plotësuar një formular të përpiluar nga ana e Institutit ku organizohet programi  studimor. Vendimin për pranim dhe procedurën e regjistrimit të kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve, e zbaton Këshilli  mësimor shkencor i Institutit, për realizimin e Konkursit, Këshilli Shkencor i Institutit e formon komisionin e konkursit nga rradhët e profesorëve që ligjërojnë në ciklin e dytë të studimeve.

Ranglista preliminare e kandidatëve të pranuar, publikohet në tabelën e shpalljeve si dhe në faqen e internetit të Institutit.

Kandidati ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj ranglistës preliminare të shpallur, deri te Këshilli i Institutit, brenda dy ditëve pune nga dita e publikimit të rezultateve.

Vendimi mbi ankesën duhet të merret brenda tre ditëve të punës nga dita e paraqitjes së ankesës dhe ky vendim është përfundimtar.

Komisioni ka për obligim të përgatisë raport mbi rezultatet e regjistrimit, të cilin ia paraqet Këshillit Shkencor të Institutit. Këshilli mësimor- shkencor i paraqet Këshillit të Institutit raport përfundimtar mbi rezultatet e regjistrimit në programet e ciklit të dytë të studimeve.

Vendimin për pranimin e kandidatëve e merr Këshilli i Institutit.

 

V. AFATET PËR PARAQITJE DHE REGJISTRIM

  • Afati i parë

Paraqitja: nga data 13.09.2021 deri më 17.09.2021.

Regjistrimi: nga data 04.10.2021 deri më 06.10.2021.

  • Afati i dytë

Paraqitja: nga data 07.02.2022 deri më 18.02.2022.

Regjistrimi:  nga data 21.02.2022 deri më 24.02.2022.

Afati i dytë i regjistrimit do të realizohet në programet studimore për të cilat nuk janë plotësuar kuotat e konkursit. Pas realizimit të afatit të parë, për vendet e paplotësuara, Instituti në faqen e vet të internetit do të shpallë vende të lira për regjistrim.

 

VI. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE

Gjatë paraqitjes, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • -Fletëparaqitje për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve;
  • -Diplomë apo Vërtetim për studimet e kryera universitare, gjegjësisht për ciklin e parë të studimeve (kandidatët të cilët kanë kryer studimet jashtë vendit, dorëzojnë Diplomë të nostrifikuar – dokumente origjinale apo kopje të noterizuara të po të njëjtave;
  • -Biografi të shkurtër (CV);
  • -Çertifikatë nënshtetësie;
  • -Vërtetim për pagesën e shumës prej 300 denarëve në xhirollogarinë bankare të Institutit, për harxhime manipulative;
    • Dokumente të tjera me kërkesë të njësisë në lidhje me kushtet për regjistrim.

 

VII. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

 Gjatë regjistrimit, kandidatët e pranuar dorëzojnë:

  • Indeks dhe fletëparaqitje;
  • 2 fotografi (3,5 х 4,5 me prapavijë të bardhë);
  • Vërtetim për shumën e paguar për kofinansim të semestrit të parë.

 

Vërejtje:

Informacione më të hollësishme rreth kushteve për regjistrim në programin e ofruar të studimit, si dhe për përmbajtjen dhe mënyrën e realizimit të ciklit të dytë të studimeve, kandidatët mund të marrin në faqen e internetit të Institutit: http://www.itsh.edu.mk

 

…………………………………………………………………….

Врз основа на член 149 од Законот за високото образование (Службен весник на РМ број 82/2018, и член 10 од Правилникот за условите, критериумите и правилата за запишување и студирање на втор циклус студии и врз основа на Одлуките на Советот на ЈНУ Институт за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје бр. 0201-462/9 од 21.07.2021 год. и бр. 0201-462/10 од 21.07.2021 год.,ЈНУ Институт за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје, објавува:

К О Н К У Р С

ЗА ЗАПИШУВАЊЕ СТУДЕНТИ НА ВТОР ЦИКЛУС СТУДИИ НА СТУДИСКИТЕ ПРОГРАМИ НА ЈНУ ИНСТИТУТ ЗА ДУХОВНО И КУЛТУРНО НАСЛЕДСТВО НА АЛБАНЦИТЕ – СКОПЈЕ, ВО АКАДЕМСКАТА 2021/2022 ГОДИНА

 

I. БРОЈ НА СТУДЕНТИ

На ЈНУ Институт за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје на втор циклус студии во академската 2021/2022 можат да се запишат следниов број на студенти:

ЈНУ ИНСТИТУТ ЗА ДУХОВНО И КУЛТУРНО НАСЛЕДСТВО НА АЛБАНЦИТЕ – СКОПЈЕ број на студенти износ за

по семестар (ЕУР)

времетраење

на студиите / број на семестри

СТУДИСКИ ПРОГРАМИ 
 
Културологија 30 500 двегодишни

(четири семестри)

Историја и меѓународни односи 30 500 двегодишни

(четири семестри)

 

II. ПРАВО НА КОНКУРИРАЊЕ:

Право на конкурирање имаат кандидати кои ги исполнуваат условите предвидени со Законот за високото образование, Статутот на Институтот, Правилникот за условите, критериумите и правилата за запишување и студирање на втор циклус студии на ИДКНА-Скопје.

Услови:

– кандидатите да имаат завршен прв циклус на академски студии во траење од најмалку 3 (три) години (180 ЕКТС) од областа на хуманистички (општествени) науки.

– кандидатите да имаат завршени најмалку четиригодишни универзитетски (додипломски) студии според студиски програми пред воведувањето на ЕКТС од областа на хуманистички (општествени) науки.

– да имаат постигнат успех од најмалку 8,00 (осум), на прв циклус на студии.

-доколку кандидатите немаат просек на студии од најмалку 8,00 (осум) може да се запишат доколку имаат две препораки од научни работници од соодветната научна област.

III. ФИНАНСИРАЊЕ

-Школарината е изразена во евра, а се пресметува и плаќа во денраска противвредност според средниот курс на Народна банка на РСМ на денот на плаќањето, по семестар за студентите кои се државјани на Република Северна Македонија.

Школарина за странски студенти:

-Во школарината не е опфатен трошокот за пријави за испити и вониспитни активности, за пријава, оценка и одбрана на магистерскиот труд. Овие трошоци се утврдуваат со договорот за студирање.

-Странските студенти треба да имаат нострифицирани дипломи во Република Северна Македонија.

Сите други наставно-научни, правно-административни и финансиски аспекти поврзани со реализацијата на студиските програми од втор циклус се регулирани со Правилникот за условите, критериумите и правилата за запишување и студирање на втор циклус студии на ЈНУ Институт за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје.

 

IV. СПРОВЕДУВАЊЕ НА КОНКУРСОТ ЗА ЗАПИШУВАЊЕ СТУДЕНТИ НА ВТОР ЦИКЛУС СТУДИИ

Кандидатите се пријавуваат на објавениот Конкурс со пополнување образец што е подготвен од страна на Институтот каде што се организира студиската програма.

Одлуката за прием и постапката за запишување на кандидатите во втор циклус  студии ја спроведуваа наставно научниот совет на Институтот, за реализација на Конкурсот, Научниот совет на Институтот ја формира конкурсната комисијата од редот на наставниците кои изведуваат настава на втор циклус студии.

Ранг-листата на примените кандидати се објавува на огласната табла како и на интернет страницата на Институтот.

Кандидатот има право на приговор на објавената ранг-листа до Советот на Институтот во рок од два работни дена од денот на објавувањето на резултатите.

Одлука по приговорот мора да се донесе во рок од три работни дена од поднесувањето на приговорот и таа одлука е конечна.

Комисијата има обврска да подготви извештај за резултатите од уписот, кој го доставува до Научниот совет на Институтот, Наставно научниот совет му поднесува на Советот на Институтот конечен извештај за резултатите од запишувањето на студиските програми од втор циклус. Одлуката за прием на кандидатите ја носи Советот на Институтот.

 

V. РОКОВИ ЗА ПРИЈАВУВАЊЕ И ЗАПИШУВАЊЕ

  • Прв уписен рок

Пријавување: од 13.09.2021 до 17.09.2021 година

Запишување:  од 04.10.2021 до 06.10.2021 година

  • Втор уписен рок

Пријавување: од 7.2.2022 до 18.2.2022 година

Запишување:  од 21.2.2022 до 24.2.2022 година.

Вториот уписен рок ќе се реализира на студиските програми за кои не се исполнети конкурсните квоти. По реализирање на првиот уписен рок за непополнетите места, Институтот на својата веб страница ќе објави слободни места за запишување.

 

VI. ДОКУМЕНТИ ЗА ПРИЈАВУВАЊЕ

При пријавувањето кандидатите ги поднесуваат следниве документи:

  • Пријава за упис на втор циклус студии;
  • Диплома или Уверение за завршени додипломски, односно прв циклус студии (кандидатите кои завршиле во странство доставуваат нострифицирана странска Диплома) – оригинални документи или заверена фотокопија од истите;
  • Кратка биографија (CV);
  • Уверение за државјанство;
  • Потврда за уплатени 300 денари на жиро сметка на Институтот за манипулативни трошоци;
  • Други документи по барање на единицата поврзани со условите за упис.

 

VII. ДОКУМЕНТИ ЗА ЗАПИШУВАЊЕ

При запишувањето, примените кандидати поднесуваат и:

  • Индекс и Пријавни листови;
  • 2 фотографии (3,5 х 4,5 на бела позадина);
  • Потврда за уплатен износ за кофинансирање за првиот семестар.

 

Забелешка:

Подетални информации за условите за запишување на понудената студиска програма, и за содржината и начинот на реализирање на вториот циклус на студии, кандидатите може да

добијат на веб страницата на Институтот: http://www.itsh.edu.mk/

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …