Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Komisionin Ndërministror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Institutin e Historisë – Tiranë, organzojnë konferencë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë me temë “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes.”
Konferenca do të fillojë punimet në Prishtinë, me 16 tetor 2018, nga ora 9:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare (Instituti i Historisë ”Ali Hadri”) në Prishtinë. Në ditën e dytë me 17 tetor 2018 do të prezantohen libra kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Mesjetës.
Në vijim mund të lexoni edhe programin e konferencës shkencore ndërkombëtare
PROGRAMI:
Seanca e hapjes,
16 tetor 2018, në ora 09:30
Fjala e hapjes: – Prof. asoc. dr. Sabit SYLA, Drejtor i Institutit të Historisë – Prishtinë
Fjalë përshëndetëse
– Z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
– Z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
– Z. Shyqiri Bytyçi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës
– Akademik Marenglen Verli, Rektor i Studimeve Albanologjike
– Dr. Skënder Asani, Drejtor i ITSHKSH-së Shkup
Seanca e parë e Konferencës, ora 10:00
Kryesues: Gjon Berisha, Aurel Plasari, Muhamet Mala, Michail Kozlowski.
- Aurel Plasari, Për çfarë “akuzohet” sot Skënderbeu?!
- Jakup Krasniqi, Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe vlerat e sajë për kohën tonë
- Gjon Berisha, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe pozicioni Modus Vivendi i Republikës së Raguzës
- Muhamet Mala, Arti luftarak dhe karakteri kombëtar dhe fetare i luftës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
- Pál Fodor, Ottoman military organization at the time of the second battle of Kosovo
- Tamás Pálosfalvi, János Hunyadi prays to God in the Church of Janjeva (Janosh Huniadi i lutet Perëndisë në Kishën e Janjevës)
- Ksenofon Krisafi, Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut
- Qerim Dalipi & Besim Morina, Rrethanat socio-etnike në nahijen e Tetovës, sipas regjistrimit të viteve 1467-1468
- Antal Molnár, The memory of Skanderbeg and the beginning of the Albanian Catholic nation building (Kujtimi i Skënderbeut dhe fillimi i ndërtimit të kombit shqiptaro-katolik)
- János Szabó, Hussars in Hungary – a medieval military diffusion from WestBalkan to East Central Europe (Kusarët në Hungari – një përhapje ushtarake mesjetare nga Ballkani Perëndimor në lindje të Europës Qendrore)
- Pranvera Bogdani, Balshajt dhe Kosova
- Teuta Shala-Peli, Përpjekjet për çlirimin e Drishtit nga sundimi venedikas në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
- Eduart Caka, Aspekte të situatës politiko-ekonomike të hapësirës shqiptare gjatë shek. XV bazuar në regjistrat kadastrale osmane të kësaj periudhe
- Etleva Lala & Musa Ahmeti, Beteja e Dytë e Kosovës në burimet arkivore hungareze
- Krisztián Csaplár, How János Hunyadi appeared in the Albanian historiography (1896)? (Si u shfaq Janosh Huniadi në historiografinë shqiptare (1896)?)
Pauzë: 12:30-14:00
Seanca e dytë: Pëllumb Xhufi, Dénes Sokcsevits, Teuta Shala, Zymer Neziri.
- Pëllumb Xhufi, Përtej luftëtarit: njeriu dhe politikani Gjergj KastriotiSkënderbeu
- Dénes Sokcsevits, Skanderbeg and Hunyadi in the Croatian Literature (Skënderbeu dhe Huniadi në letërsinë kroate)
- Ştefan Andreescu, The presence of the Romanians during the second battle of Kosovopolje (Prania e rumunëve gjatë Betejës së Dytë të Kosovës)
- Michail Kozlowski, The Second Battle of Kosovo in the light Annales Jan Długosz and Memoirs of a Janissary Konstantin of Ostrovica (Beteja e Dytë e Kosovës në dritën e analeve të Jan Dlugosz dhe në memoaret e jeniçerit Konstandini i Ostrovicës)
- Evalda Paci, Vepra e Marin Barletit në pikëpamje vëzhgimesh ndërdisiplinore. Interpretime e hollësi studimore rreth një ndërmarrjeje lapidare
- Mirie Rushani, Gjeografia politike e Evropës në shek. XV dhe ideja për mbrojtje të përbashkët nga invazioni turk
- Iljaz Rexha, Skënderbeu nga këndvështrimi i kronikave klasike osmane dhe i historiografisë moderne turke
- Qerim Lita, Kremtimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në ishJugosllavi (The celebration of the 500th anniversary of the death of Skanderbeg in the former Yugoslavia)
- Adem Bunguri, Të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të panjohura të Skënderbeut në rajonin e Dibrës
- Bedri Muhadri, Beteja e Dytë e Kosovës sipas biografëve shqiptarë: Marin Barletit, Anonimi i Tivarit, Dhimitër Frangu dhe Gjenealogjia e Muzakajve
- Myrvete Dreshaj-Baliu & Begzad Baliu, Skënderbeu dhe koha e tij në letërsinë botërore
- Enver Rexha, Historiografia serbe per Betejen e e Dytë të Kosovës, 1448
- Muhamet Bela, A ishte Skënderbeu nga Hasi? (Mendime rreth origjinës së Skënderbeut)
- Dominik Qerimi, Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Selinë e Shenjtë, klerin dhe Kishën Katolike
- Jusuf Buxhovi, Skënderbeu: mesjeta, miti dhe manipulimi historik
- Skënder Blakaj, Krahasim midis Skënderbeut dhe Janosh Huniadit, bazuar te beteja e humbur e tij në Fushë-Kosovë, më 1448
Fjala e mbylljes: Akademik Beqir Meta – Drejtor i Institutit të Historisë-Tiranë
Koha e kumtuesit deri në 10 min.
Dita e dytë (më 17 tetor 2018, ora 11:00)
Promovime librash kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Mesjetës
Vendi: Amfiteatri i Madh i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Për librat flasin autorët ose përgatitësit.
Koha e fjalës deri në 20 min.
- Jakup Krasniqi, Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI, II, Prishtinë 2018.
- Pranvera Bogdani, Balshajt (The Balshaj), ASA, Tiranë 2018.
- Aleks Buda, Studime për Skënderbeun, ASA, Tiranë 2018.
- Regjistri i Sanxhakut Arvanid, ASA, Tiranë 2018.
- Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare), ASA, Tiranë 2018.