Kasumi: Edhe 1677 persona të pagjetur nga lufta e Kosovës

111

Shkup 18.03.2016 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Prof.dr.Haki Kasumi, historian dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit, mbajti një ligjëratës me temë “Të pagjeturit – një dhimbje e madhe për Kosovën dhe njerëzimin”.

Dr.Kasumi tha se gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kanë kryer një numër të madh të krimeve ndaj popullsisë civile shqiptare, siç janë vrasje të burrave, grave e fëmijëve, plagosje, burgosje, depërtime, rrëmbime, masakrime dhe vënie zjarri shtëpive e objekteve tjera, tortura, frikësime, etj. Në Kosovë janë bërë krime nga më të rëndat, ndërsa janë  vërtetuar 22 raste të hedhjes së viktimave nëpër puse.

Sipas ti, deri më tash në Kosovë janë zbuluar gjithsej 137 varreza masive, ku vetëm në njërën nga ato, në Izbicë u gjetën kufomat e 158 shqiptarëve.

“Numri i përgjithshëm i personave të zhdukur të evidentuar në listën e konsoliduar të cilën e ka përpiluar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar – zyra në Prishtinë, në fillim ishte 6027. Gjithsej 864 trupa janë kthyer në Kosovë nga Serbia. Kurse, aktualisht në listën e të pagjeturve figurojnë edhe 1677 persona nga lufta e Kosovës”, u shpreh Kosumi. Ai më tej tha se është duke bërë përpjekje maksimale, edhe me institucionet kosovare, e ato ndërkombëtare, që përmes një presioni më të madh ndërkombëtar, të mundësohet zbardhja sa më e shpejtë e fatit të të zhdukurve, që është një ankth i madh jo vetëm se për familjet e tyre, por për krejt Kosovën.

Kosumi njoftoi edhe për kyçjen e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe drejtorit Dr.Skender Asani, në kuadër të Komisionit për argumentimin e krimeve serbe në Kosovë.

Ligjërata u zhvillua në vazhdën e sensibilizimit të opinionit publik me këtë çështje shumë të ndjeshme, në prag të përgatitjeve për shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur. /www.itsh.edu.mk/

222 333

Shikoni gjithashtu

MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS

  According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …