K O N K U R S për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në programin studimor “Kulturologji” në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për vitin akademik 2024/2025.

Në përputhje me nenin 149 të Ligjit për arsimin e lartë (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 82, datë 8.5.2018) dhe nenin 16 të Statutit të IPSH Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, publikohet

K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në programin studimor “Kulturologji” në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për vitin akademik 2024/2025.
Numri i studentëve
Në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në programin studimor të ciklit të dytë të studimeve “Kulturologji”, për vitin akademik 2024/2025 mund të regjistrohet numri i ardhshëm i studentëve:
– Kulturologji – 20 studentë*

Kohëzgjatja e studimeve në semestra
Studimet zgjasin 2 (dy) semestra

III. E drejta për të aplikuar
Kandidatët që plotësojnë kushtet e mëposhtme kanë të drejtë të aplikojnë:

– Ciklin e parë të studimeve të përfunduar (240 ECTS);
– Njohuri të një prej gjuhëve botërore (certifikatë nga një institucion i arsimit të lartë ose shkollë e akredituar e gjuhëve të huaja);
– Fusha shkencore – shkencat humane/sociale;
– Mesatarja e arritur e ciklit të parë të studimeve 8.00 ose të paktën 7.00 me rekomandime nga dy punëtorë shkencorë të fushës përkatëse, ose dy punime të botuara në një revistë shkencore.

Dokumentacioni për aplikim dhe regjistrim

Aplikimi bëhet në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Përgjatë aplikimit për regjistrim, kandidatët dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
– Formular regjistrimi;
– Dokument origjinal për studimet e përfunduara të ciklit të parë (diplomë ose certifikatë);
– Biografi e shkurtër (CV);
– Certifikatë e njohjes aktive të një gjuhe të huaj;
– Vërtetim për pagesën e taksës administrative në shumë prej 50,00 denarëve (Formulari PP 50: Emri i pranuesit: Llogaria e Thesarit; Banka e pranuesit: BPRMV; Llogaria e transaksionit 100-0000000-630-95; Llogaria e pagesës 840- HHH- 03161 Llogaria 722313 00)

– Rekomandime nga punonjësit mësimorë ose shkencorë (nëse ka të tillë);
– Lista e punimeve profesionale ose shkencore dhe një kopje e tyre (nëse kandidatët i kanë ato);
– Dokumente për çmime të mundshme, mirënjohje dhe dokumente të tjera.

Gjatë regjistrimit, kandidatët e pranuar dorëzojnë:
– Indeksin dhe fletët e regjistrimit;
– Dy foto (3,5 x 4,5).

Kostoja e shkollimit
Kostoja e shkollimit është 1450 euro në vlerë të denarëve.
Në shumën totale është përfshirë edhe mbrojtja e tezës së magjistraturës.

VI. Afate për aplikim dhe regjistrim
Afati i parë për regjistrim
1. Aplikimi i kandidatëve 1 – 10.10.2024
2. Regjistrimi i kandidatëve 16 – 17.10.2024

Afati i dytë për regjistrim
1. Aplikimi i kandidatëve 5 – 14.2.2025
2. Regjistrimi i kandidatëve 20 – 21.2.2025
Afati i dytë i regjistrimit do të realizohet për programin studimor te e cila s’janë plotësuar kuotat e konkursit dhe për të cilat ka kushte për fillimin dhe zhvillimin e mësimit në semestrin veror.
Pas realizimit të afatit të parë të regjistrimit, për vendet e paplotësuara të programit studimor, Instituti do të publikojë në faqen e tij të internetit numrin e vendeve të lira për aplikim në afatin e dytë të regjistrimit për vitin akademik 2024/2025.
Dokumentet dorëzohen në adresën e mëposhtme: IPSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, bulevardi Ilinden, nr.99 Shkup, nr. postal 171 ose personalisht në Arkivin e Institutit.

Shënim:
*Regjistrimi në programin studimor (të shënuar me yll) do të bëhet nëse merret vendim për fillimin e punës përpara fillimit të regjistrimit.

 

 

akred.kult

Shikoni gjithashtu

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale …