ITShKSh, vizitë në manastirin e Shën Mbigurit

Shkup, 1.6.2022 – Sot një ekip i studiuesve të ITShKSh-së, i udhëhequr nga drejtori Skender Asani, vizitoi njërin nga asetet kryesore të trashëgimisë sonë shpirtërore – Manastirin e Shën Mbigurit në rajonin e Rekës.
“U mahnitëm veçanërisht me thesarin e pasur libror të këtij manastiri njëmijëvjeçar”, është shprehur Asani, i cili në vijim do të organizojë hulumtime më të thelluara lidhur me historikun e këtijmanastiri shumëtë vjetër.
Studiuesit u mirëpritën nga murgu Anatolij, i cili i shoqëroi në emër të abatit të manastirit, peshkopit z. Partenij Antaniski.
Faleminderime edhe për zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve z.Bekim Rexhepi për kontaktet e vëna.

Shikoni gjithashtu

Shefi i zyrës politike të Ambasadës Amerikane Dejvid Majers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ITSHKSH-në

Shkup, 6 mars 2025 – Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar midis ITSHKSH-së dhe ambasadës së …