ITSHKSH, për herë të dytë në raportin e shtetit amerikan / ИДКНА, по втор пат во извештајот на Американската држава

Shkup, 4.8.2020 – Departamenti për studime dhe hulumtime të Holokaustit në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, pati nderin të përmendet për herë të dytë në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan ku flitet për çështjet e Holokaustit në Maqedoninë e Veriut. Ky departament u konsiderua si një nga institucionet e veçanta të këtij lloji në rajon, e që u hap nga Instituti në mars të vitit 2019.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, shkroi në rrjete sociale se: “Jam shumë mirënjohës që Departamenti i Shtetit Amerikan e njeh dhe e promovon përkushtimin dhe punën tonë”.

Ditë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin vjetor ndërkombëtar për liritë fetare në Maqedoninë e Veriut, e nënvizoi decidivisht edhe kontributin e ITSHKSH-së. “Në mars, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhej në këtë raport.

 

* * * * * * * * * *

Скопје, 4.8.2020 год. – Одделот за Проучување и истражување на Холокаустот во рамките на Институтот за духовно и културно наследство на Албанците во Скопје, ја имаше честа да се споменува по втор пат во извештајот на Американскиот Стејт Департмент, каде се зборувало за прашањата околу Холокаустот во Северна Македонија. Овој оддел се смета како една посебна институција од ваков вид во регионот, кој што официјално беше отворен од страна на Институтот во март 2019 година.

Директорот на ИДКНА, Скендер Асани, на социјалните мрежи напиша дека: „Јас сум многу благодарен што Стејт Департментот на САД ја признава и ја промовира нашата работа и посветеност“.

Пред неколку дена, Стејт Департментот на САД во годишниот меѓународен извештај за Верските Слободи во Северна Македонија, решително го истакна придонесот на ИДКНА. „Во март, Министерството за образование и Институтот за духовно и културно наследство на Албанците, го отворија Одделот за Истражување и проучување на Холокаустот. „Дефинираните цели на одделот се заштита на верските слободи, промовирање на почитувањето на верската разноликост и поттикнување на меѓуверската соработка како алатка за борбата против антисемитизмот“, се велеше во тој извештај.

Shikoni gjithashtu

NJË LIBER MONOGRAFIK QË SHËRBEN SI URË KOMUNKIMI ME GJENERATAT E ARDHSHME

Nga Prof. Dr. Skender ASANI Libri që po promovojmë sot në Kërçovë është lidhja më …