ITSHKSH: Nuk mund të jemi pjesë e pazareve politike!

REAGIM 

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, me keqardhje reagon ndaj informacioneve të publikuara sot në media, në të cilat thuhet se drejtimi i këtij institucioni është pjesë e ndarjes së posteve qeveritare, dhe se gjoja posti i drejtorit do t’i takojë LR- PDSH-së.

Instituti kërkon që të ndërpriten menjëherë këto akrobacione politike, dhe mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar.

Me këtë rast, pyesim kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, dhe kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, se vallë a e kanë shtruar në ndarjen e posteve politike edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet publike dhe institutet tjera hulumtuese – shkencore, dhe a është kjo në frymën e depolitizimit të institucioneve publike, siç pretendonin para formimit të qeverisë?!

Lidhur me tendencat për politizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, do të njoftohen të gjitha misionet e huaja diplomatike në Maqedoni dhe organizatat joqeveritare.

 

04.08.2017

Shkup                                            Shërbimi për informim i ITSHKSH-Shkup

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …