ITSHKSH në Tiranë përtëriu me 25 fidane bredhin e dëmtuar të Nënës Tereze

“Një krim i planifikuar keq, mbeti në gjysmë të rrugës, pasi që ne arritën të sigurojmë boçat me fara nga ky bredh, prej nga do të lindin tre parqe, një këtu në Tiranë , një në Shkup  dhe tjetër në Prishtinë, të cilët do të mbajnë emrin e nderuar të Nënës Terez”, tha Asani

Tiranë, 18 tetor – Sot në Tiranë, në prani të kryebashkiakut Erion Veliajt,  Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit realizoi një projekt të dakorduar javë më parë në mes të dy institucioneve. Bëhet fjalë për mbjelljen e 25 fidane në Parkun e Liqenit në Tiranë nga boçat e bredhit të  dëmtuar të Nënës Tereze në Shkup,

Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, prof dr. Skender Asani, sqaroi thelbin e kësaj ideje.

“Ne po përtërijmë 25 pesë fidane nga bredhi i dëmtuar i Nënës Tereze në Shkup, të cilin natyra e goditi, por dora e pakujdesshme e njeriut u mundua ta asgjësojë tërësisht. Megjithatë, një krim i planifikuar keq, mbeti në gjysmë të rrugës, pasi që ne arritën të sigurojmë boçat me fara nga ky bredh, prej nga do të lindin tre parqe, një këtu në Tiranë , një në Shkup  dhe tjetër në Prishtinë, të cilët do të mbajnë emrin e nderuar të Nënës Terez”, tha Asani, i cili falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe drejtoreshën e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, znj. Erinda Fino, për bashkëpunimin dhe menaxhimin me sukses të kësaj ideje.

Pasi shprehu mirënjohje për ITSHKSH dhe drejtorin Asani për kontributin e dhënë në ruajtjes së trashëgimisë së Nënës Tereze, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se Tirana tash e tutje po pasurohet edhe me  25 fidane të reja bredhi, që shprehin në praktikë idenë e komunkimit dhe bashkëpunimit në mes të njerëzve, me çka hapësirat e gjelbëra në Tiranë po marrin një dimension të ri që ndërlidhert me figurën madhore të Nënës Terze.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe ish deputeti dhe botuesi I Toenës , Fatmir Toçi, i cili u tregua i gatshëm të vazhdojë të luaj rolin e një ure lidhëse në mes të hapësirave tona kulturore e shoqërore, një msion ky që ai me kënaqësi po e kryen, tani edhe si bashkëpunëtor i jashtëm i ITSHKSH.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …