ITSHKSH, memorandum bashkëpunimi me Arkivin e Shqipërisë

15.12.2017 – Sot në Pogradec të Shqipërisë, me rastin e takimit të përbashkët punues mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtorët respektiv, dr.Skender Asani dhe dr.Ardit Bido, nën kujdesin e kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Objekt i këtij memorandumi janë projekte të përbashkëta hulumtuese në fushën e historisë së shqiptarëve dhe bashkësive etnike që jetojnë në të dy shtetet, shkëmbimi i kontakteve dhe bashkëpunimi në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, ndihma në fuqizimin e kapaciteteve të kuadrit profesional dhe shkencor, fuqizimi i partneritetit me institucionet e tjera, shkëmbimi i dokumenteve dhe literaturës profesionale, si dhe shfrytëzimi i ndërsjellë i kapaciteteve materiale dhe resurseve ekzistuese. Palët synojnë të nxisin fuqizimin e bashkëpunimit, përkrahjes dhe ndihmës së ndërsjellë në shkëmbimin e dokumenteve arkivore historike, literaturës profesionale dhe revistave shkencore, të cilat do të jenë në dobi të ndërsjellë.

Kjo është një nga pesë marrëveshjet e nënshkruara sot në Podradec ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …