ITSHKSH-ja i dhuroi AZGJ-së një fond librash

Shkup, 27.2.2020 – Sot, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së i dhuroi një numër të konsiderueshëm librash e revistash, kryesisht të fushës së studimit të gjuhës shqipe.

Botimet e këtij institucioni shkencor e kulturor i solli drejtori i tij, Skender Asani me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së , Ylber Sela, e falënderoi homologun e tij për këtë ndihmesë të çmuar me të cilën pasurohet biblioteka e institucionit që e udhëheq dhe njëkohësisht shkëmbyen edhe mendime e ide lidhur me bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Shikoni gjithashtu

U shënua 117 vjetori i Kongresit të Alfabetit dhe 18 vjetori i themelimit të Institutit

Shkup, 21 nëntor 2025. Në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace”, në sallën që ishte e …