Prizren, 19 janar 2019 – Sot në Prizren u mbajt Simpoziumi shkencor me temë “Lëvizja e viteve 1985-1987 dhe mbledhja e saj e përgjithshme”, organizuar nga Shoqëria LËVIZJA, ITSHKSH-Shkup, Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Në mesin e dhjetëra studiuesve, me kumtesat e tyre u paraqitën edhe Skender Asani dhe Besnik Rameti nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup.
Dr. Asani si bashkautor me aktivisten Halide Palloshi, e paraqiti kumtesën me titull “Veprimtaria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Trevat Lindore në vitet 1985 – 87”, kurse mr. Besnik Rameti lexoi kumtesën me temë “Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve në Maqedoni dhe funksionimi i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë 1985-1887”.