ITSHKSH DHE UNIVERSITETI “SOUTH FLORIDA”- ST. PETERSBURG NË PRITJE TË NJË BASHKËPUNIMI TË FRYTSHËM

Dje (24 korrik) ITSHKSH-në e vizitoi prof.dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, profesoreshë e asociuar e shkencave politike në Universitetin “South Florida”- St. Petersburg,  e shoqëruar nga rektori i UBT-së Prof. dr. Edmond Hajrizi dhe drejtori i Open Gov Hub Albania z. Edison Frangu

Drejtori Skender Asani i njoftoi mysafirët me gamën e gjerë të veprimtarisë hulumtuese-shkencore e botuese të ITSHKSH-së, duke vënë theksin në prezantimin e misionit që ka ky institucion  në ridimensionimin e realiteteve kulturore, gjuhësore e fetare në një tabllo të harmonishme, ku askush nuk do të ndjehet i privilegjuar, as i kërcënuar. Për ta ilustruar këtë, drejtori Asani përmendi Departamentin për Edukimin dhe Studimin e Holokaustit, i pari i tillë në rajon dhe më gjerë, si dhe Departamentin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, i vetmi në botë, si dy korridore të lira ku qarkullojnë idetë dhe kauzat për një shoqëri të lirë e të hapur ku vlen motoja “njëri për tjetrin”.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit shkencor e akademik në mes të ITSHKSH dhe Universitetit “South Florida” – St. Petersburg. Kjo do të ishte edhe një mundësi që veprimtaria hulumtuese-shkencore e ITSHKSH të zgjerojë fushën e interesimit ndërkombëtar, duke iu ofruar studiuesve e hulumtuesve shanse të reja afirmimi.
Në fund, në shenjë mirënjohje për projekte të përbashkëta në të ardhmen, drejtori Asani i dhuroi prof.dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan një pjesë të botimeve të ITSHKSH.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …