ITSHKSH DHE LIDHJA E SHQIPTARËVE NË BOTË NËNSHKRUJNË MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Shkup, 27 maj – Sot në Shkup është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, të përfaqësuar nga drejtori prof.dr. Skender Asani dhe kryetari Nazmi Jakurti, me zotimet se të dyja institucionet do të angazhohen së bashku për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me interes të përgjithshëm kulturor e kombëtar.

 

Ky memorandum bashkëpunimi vjen në kohën kur ITSHKSH po intensifikon angazhimet në planin shkencor e kulturor, sidomos në zgjerimin e bashkpunimit kombëtar e ndërkombëtar. Për rrjedhojë ITShKSh dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë, do të angazhohen bashkërisht për bashkëpunim në organizimin e konferencave shkencore. Bashkëpunimi do të konsiston edhe në promovimin e librave e botimeve, dhe organizmit të seminareve, kurseve, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët. Kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, dedikuar nevojave të diasporës shqiptare

 

Projekti i parë i cili do të realizohet bashkërisht do të jetë një simpozium shkencor që do të organizohet në fund të nëntorit të këtij viti, me një titull pune Sfidat e shqiptarëve në mileniumin e ri dhe perspektiva e botës shqiptare në këndvështrimin shkencor. Kontributi i ITSHKSH në këtë simpozium pritet të jetë i prekshëm, me ç’rast Lidhja e Shqiptarëve në Botë do të pasurohet me përvojën dhe dijen e hulumtuesve shkencorë të ITSHKSH-së.

 

Bashkëpunimet e tjera në kuadrin e kësaj marrëveshje do të përcaktohen me protokolle të veçanta. Këtu mund të vjen në shprehje kontributi i Lidhjës Shqiptare në Botë, e cila do të mund të shfrytëzoj autoritetin dhe kredibilitetin e vet në përgatitjen e vizitave hulumtese-studimore nëpër botë të punonjësve shkencor të ITSHK-së.

Shikoni gjithashtu

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale …