ITSHKSH DHE AUTORITETI PËR INFORMIM MBI DOSJET E ISH- SIGURIMIT TË SHTETIT THELLOJNË BASHKËPUNIMIN INSTITUCIONAL

Tiranë, 19 korrik, 2023 – Sot në Tiranë u zvillua një takim në mes të drejtorit të ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanit dhe Kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish- Sigurimit të shtetit, Dr. Gentiana Sula.
Ky takim vjen pas një bashkëpunimi tashmë të filluar në mes të këtij institucioni dhe ITSHKSH-së. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish- Sigurimit të shtetit disponon me një arkiv të pasur, i cili ruan dokumente me rëndësi të veçantë për periudha të ndryshme kohore.

Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, në zbatim të Marrëveshjes ndërinstitucionale, për shkëmbim dokumentacioni, publikime dhe aktivitete të përbashkëta, në funksion të misionit të zbardhjes të së shkuarës dhe edukimit qytetar mbi ngjarje që dëshmojnë histori të krimeve të komunizmit dhe për ngjarje të karakterit gjithkombëtar në të dy anët e Drinit. Në këtë drejtim edhe ITSHKSH do të jap një kontribut të vlefshëm.

Një ndër departamentet shkencore të Institutit është ai i Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, të cilit përmes studiuesve dhe bazuar në Marrëveshjen dy-palëshe, iu vendosën në dispozicion dublikata të dokumenteve të krijuara nga Ish-Sigurimi i Shtetit për Gonxhe Bojaxhiun.

Njëherazi, në takim u ra dakord për rakordim dhe pjesëmarrje të Autoritetit në aktivitetet përkujtimore për Shenjtoren Nënë Tereza, më 26 gusht 2023.

Shikoni gjithashtu

MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS

  According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …