ITSHKSH bën bashkë në Letnicë poetët me krijimet e tyre kushtuar Nënës Tereze

Drejtori ITHKH, prof.dr. Skender Asani, tha se kjo orë letrare po mbahet jo ratësisht në Letnicë, sepse pikërisht këtu Nëna Tereze e ka marrë dritën nga Zoti dhe bekimin për të qenë në shërbim të miqësisë dhe dashurisë botërore, duke e shndërruar Gonxhen shqiptare nga Shkupi në Nënën Tereze të botës.

Letnicë, 28 gusht – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” sot vazhdoi marshutën në Letnicë të Vitisë, me organizimin e orës letrare, në të cilën u lexuan krijime letrare kushtuar Nën Terezës. Ora letrare u mbajt në Kishën e Letnicës, me ç’rast ITHKSH faleminderon famullitarin e kësaj kishe, Don Marjan Demën, i cili ofroi mikëpritje dhe kushte që kjo orë letrare të mbahet në një atmosferë sa më dinjitoze.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se kjo orë letrare po mbahet jo rastësisht në Letnicë, sepse pikërisht këtu Nëna Tereze e ka marrë dritën nga Zoti dhe bekimin për të qenë në shërbim të miqësisë dhe dashurisë botërore, duke e shndërruar Gonxhen shqiptare nga Shkupi në Nënën Tereze të botës. Ora letrare u bë në bashkëpunim me Ars klubin letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe Shoqata e shkrimtarëve “Ramadan Musliu” nga Vitia. I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe Don Lush Gjergj, i cili tha se ideja për të organizuar këtë orë letrare pikërisht në Letnicë ndërlidhet me thirrjen që Nëna Tereze kishte marrë më 14 gusht 1928 për të qenë misionare e paqës dhe dashurisë. Poetët që lexuan në këtë orë letrare erdhën nga disa rajone dhe përfaqësues të disa brezave, duke filluar nga Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala e deri te Sabit Rrustemi, Sadete Tërnava, Gani Bytyçi, Nexhat Rexha, Ahmet Selmani, Alisa Bekteshi, Sarë Gjergji dhe Marigona Muja. Udhëheqësi i kësaj ore letrare, Emin Azemi, në cilësinë e kryeredaktorit të revitës “Drita e Gonxhës” , duke u ndërlidhur me misionin e shenjtë të Nënës Tereze tha se përderisa astronautët për të shkuar në hapësirë iu nevoitet një stacion astronomik, Nën Tereza Letnicën e pati stacion prej ku u nisë në misionin e saj të shenjtë. “Itaka që u përdor si metaforë poetike, për të gjithë ata që duan të kthehen aty ku kanë lindur, që nga Homeri e deri në ditët e sotme, në mendësinë e Nënën Tereze, kishte pësuar një përmbysje, sepse ajo jetën e saj nuk e përfundoi në vendlindjen e saj por në Kalkutë, ku edhe u bë pjesë e dhembjes dhe vetmisë, duke hequr dorë vullnetarisht nga

kënaqësitë që sjell jeta në këmbim të shërbimit ndaj të tjerëve, ndaj të sëmurve dhe ndaj të vetmuarve”, tha Emin Azemi.

Ai në fund elaboroi edhe kuptimin e një toposi poetik, siç është El Dorado. “Të gjithë e synojnë El Doradon, vendin e premtuar, për të realizuar ëndrrat e jetës, por vetëm N.Tereza u bë vet El Dorado për të tjerët, sepse vetëm ashtu ajo do të përmbushte qëllimin dhe vendimin që kishte marrë në Letnicë në natën e 15 gushtit të vitit 1928, për të të shkuar në mision për t’i përkushtuar tërësisht Zotit dhe shpëtimit të shpirtrave”, nënizoi Azemi. ITSHKSH faleminderon Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Vitisë, sidomos drejtorin Valmir Sahitin, për mbështetjen institucionale të kësaj ore letrare.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …