Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, po përdor standarde të dyfishta në ndëshkimin e punonjësve të administartës komunale. Ajo sot ka shkarkuar një drejtor të një ndërmarrje komunale për shkak se vëllai i tij, që është përfaqësues i një partie politike opozitare, ka qenë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Sheshin Skënderbeu.
Por, në anën tjetër, Arsovska nuk e vë zjarrin në ujë për një rast tjetër, shumë më drastik, siç është shkatërrimi i bredhit të Nënës Terezë, që ishte mbjellë nga vet ajo para 42 viteve. Asgjësimi i këtij bredhi nga ana e NP “Parqe e Gjelbërime” e ka bërë drejtorin e kësaj ndërmarrje të plotfuqishëm, pasi që ndaj tij nuk merret kurrfarë përgjegjëse. Me këtë rast Arsovska e amniston drejtorin keqbërës, një vrasës të trashëgimisë së Nënës Terezë, kurse e ndëshkon një drejtor tjetër, për arsye krejt banale se vëllai i tij qenka i involvuar në një incident.
ITSHKSH ka inicuar në rrugë zyrtare procedimin e përgjegjësisë ligjore ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar, duke ia bërë me dije kryetares Arsovska, se degradimi i trashëgimisë së Nënës Terezë nuk mund të kaloj pa marrë një epilog në përputhje me dispozitat përkatëse juridike.
Shkup, 7 korrik 2022
ITSHKSH – Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë