ITHKSH dërgoi në Selanik jehonën e hapave të Gonxhe Bojaxhiut nga Çarshia e Vjetër e Shkupit

Periudha e fëmijërisë së Gonxhes kaloi në një ambient ku u bashkëdyzuan kulturat dhe traditat dhe ajo duke shkelur kalldërmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, barti me vete atmoferën e një kulture me diversitet fetar, etnik e gjuhësor, nënvizoi prof. dr. SkenderAsani,  drejtor i ITSHKSH 
 

Selanik, 04 shtator – Dita e gjashtë e Manifestimit tradicional kulturor-shkencor DRITA E GONXHËS dje u mbajt në Selanik në Kishën katolike të këtij qyteti. Komuniteti shqiptar i Selanikut me kryetarin Dr. Luan Zyka, si nikoqir të këtij aktiviteti kishin mbledhur një numër të madh emigrantësh, të cilët erdhën që të ndjekin prezantimin e veprimtarisë hulumtuese e botuese të Departamerntit përt trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKH-së. Ky takim me shqiptarët e Selanikut kaloi në një atmosferë impresionuese, si meritë e organizatorëve, por edhe mysafirëve nga Shkupi, ku u përçuan mesazhe dashurie, mirëkuptimi e shprese për të ardhmen.

Ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze që bashkëdyzoi anën pëmbajtëore dhe solemne të kësaj ngjarje, ku shquhej përkushtimi i përbashkët për një koordinim institucional në mes të ITHSKH dhe Komunitetit shqiptar në elanik, me theks të posaçëm gjetja e pikëtakimeve në organizimin e jetës kulturore e atdhetare, si imperativ i integrimeve rajonale, ku edhe shqiptarët duhet të kenë pjesën e vet të përfitimeve, por edhe të përgjegjësive.

Duke e pa si të domosdoshme nevojën për një integrim  të tillë, Dr. Luan Zyka, kryetar i Komunitetit Shqiptar në Selanik vlerësoi lartë punën e ITSHKSH në senzibilizimin e çështjeve me interes të përbashkët  kulturor e patriotik të shqiptarëve, por edhe të tjerëve. Ai faleminderoi drejtorin e ITHKH, prof.dr. Skender Asanin, për gatishmërinë e treguar drejt një  bashkëpunimi institucional, i cili tash më veç po fillon me ditët kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Tereze në kuadër të manifetimit DRITA E GONXHËS. Ai premtoi se Selaniku edhe në të ardhmen do të jetë mikëpritës i aktiviteteve të ngjashëm, kurse Komuniteti që drejton ai do të jetë epiqendra e zhvillimeve kulturore në këtë qytet helen.

ITSHKSH po e zgjeron fushëveprimine  vet edhe duke u hapur ndaj publikut të gjerë, qoftë brenda, apo jashtë kufinjve shtetërorë. Me një synim të tillë u zhvillua edhe ky aktivitet  në Selanik, tha drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, i cili faleminderoi drejtuesit e Kishës katolike të këtij qyteti si dhe nikoqirin dhe organizatorin Dr. Luan Zykën.

Duke qenë si shkas figura e Nënës Tereze që mblodhi dhjetra emigrant të Selanikut, Dr. Asani, shpalosi disa detaje interesante që ndërlidhen me këtë figurë, pasi që, sipas tij bota tash më ka njohuri të mjaftueshme mbi portretin moral, e njerëzor të nobeliste sonë, por fare pak  dijhet  për Gonxhen e Shkupit, që doli nga dera e Bojaxhinjve bujar, tha Asani. Periudha e fëmijërisë së Gonxhes kaloi në një ambient ku u bashkëdyzuan kulturat dhe traditat dhe ajo duke shkelur kalldërmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, barti me vete atmoferën e një kulture me diversitet fetar, etnik e gjuhësor, nënvizoi Asani.

Ne duhet shumë më shumë të bëjmë që Gonxhe Bojaxhiu të njihet edhe më tepër në botë, sepse ajo është e jona, kurse Nëna Tereze është e gjithë botës mbarë. Për këtë qëllim është themeluar edhe  Departamenti që mban emrin e saj e që ka për synim ngritjen e në një nivel më dinjitoz gjithë vëmendjen shkencore e kulturore për Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, figura e së cilës së shpejti do të shpallet aset shtetëror i mbrojtur me ligj, ide kjo e inicuar nga ITSHKSH  dhe e elaboruar nhga njohëit më të mirë të jetë dhe veprë së Nënës Tereze”, u shpreh prof.dr. Skender Asani. 

KJo mbrëmje që po na bashkon sonte, nuk do të mund të ishte madhëhtore pa kontributin e Komunutetit shqiptar në Selanik, në krye me Luan Zykën, një intelektual  dhe veprimtar  i devotshëm, të cilin po e pate mik, je me shumë fat, tha studiuei dhe bashkëpunëtori i Jashtëm i ITSHKSH, Mehmet Prishtina. Pasi foli për Selanikun si një qytet heterogjen me diversitet kulturashe  traditash, Mehmet Prishtina, nënvizoi se ky qytet helen, siç po e shohim edhe tani, u bë një vendpritës i mijëra emigrantëve shqiptarë, të cilët aty gjetën perspektivë, si në aspektin e mbijetesës sociale, por edhe në aspketin e zhvillimi të karrierave profesionale. Dëshmi për këtë është edhe hapja e shkollës për mësimin e gjuhës shqipe, e cila për gjeneratat e reja po bëhet një fanar që ndriçon udhën e Dhaskal Thodrit në misionin e shenjtë të shkronjave shqipe.  

Një mirënjohje e thellë për këtë organizim të sontëm shkon për Komnunitetin hqiptar në Selanik në krye me Luan Zykën, por edhe për krerët e Kishës Katolike, të cilët hapën dyert dhe zemrat për karvanin tonë nga Shkupi, i cili udhëtimin e vet po e vazhdon në kërkim të unitetit dhe mirëkuptimit ndërvëllazëror e ndërnjerëzor, vuri në dukej Mehmet Prishtina.

E veçanta e këtij eventi ishte pjesëmarrja e Bashkësisë së motrave të N. Tereze të Selanikut, posaçërisht e motrës Lysia, ish sekretare e Nenes Tereze e cila kishte ardhur enkas nga Kalkuta, për të sjellur copëza kujtimesh nga vitet e kaluara bashkë me Nenën Tereze, e cila ka jetuar me Nënën Tereze për vite të tëra. Ajo zgjoi emocione tek të pranishmit me rrëfimet e saj autentike, duke transmetuar fjalët e Nënë Tereze e cila vazhdimisht u ka thënë se “ e kam në zemër popullin tim shqiptar”. 

 Nga Bashkësia e motrave të Nënës Tereze të Selanikut foli edhe motra Maximiliana, e cila rrëfeu për përvojën e saj në rrugëtimin e që ajo dhe motrat tjera patën në disa vende të Ballkanit ku u nderua dhe vlerësua figura e Nënës Tereze.

Ky prezantim i ITSHKSH  në Selanik pati edhe dimensionin solemn dhe artistik. Këtë pjesë e bëri më interesante paraqitja e disa arttisëve shqiptar me banim në Selanik, por befasia e mbrëmjes ishte  performansa e artistes së muzikës klasike, Anila Tërshana, këngëtare e Operës së Selanikut, e cila enkas për këtë rast këndoi disa arie, përfshi edhe këngën “Lamtumirë”, me tekst të Nënës Tereze.

Komuniteti shqiptar i Selanikut në fund ndau mirënjohje për Prof.Dr. Skender Asanin dhe për Mehemt Prishtinën, duke e shpallur këtë të fundit anëtar nderi të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.  

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …