Isamet Bakiu, doktor i shkencave humane

Shkup, 1.2.2021 – Asistenti hulumtues i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Isamet Bakiu, në Institutin e Historisë Nacionale – Shkup, mbrojti disertacionin e doktoraturës në temën “Vudro Vilson dhe e drejta e vetëvendosjes të popujve të vegjël, me vështrim të posaçëm tek shqiptarët dhe maqedonasit”.

Bakiu, doktoraturën e punoi nën mentorimin e profesorit Marjan Dimitrijevski. Ndërsa mbrojtja e doktoraturës u mbajt në formatin online, për shkak të masave kundër virusit kovid 19, para komisionit në përbërje: Gabriela Topuzovska, kryetare e komisionit dhe anëtarët Aleksandar Simonovski, Marjan Ivanovski, Vera Gosheva dhe Marjan Dimitrijevski.

Kandidati në hulumtimin e tij shkencor disavjeçar nëpër arkiva të ndryshme, ka trajtuar rolin historik të presidentit të 28-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vudro Villson (1856 – 1924), sa i përket realizimit të një të drejte themelore njerëzore të popujve, siç është ajo e vetëvendosjes.

Tanimë Dr. Isamet Bakiu, është i punësuar në ITSHKSH, përkatësisht në Departamentin e Lidhjeve të ndërsjella gjuhësore, historike dhe kulturore midis popullit maqedonas dhe shqiptar, si dhe popujve tjerë në rajon.

Shikoni gjithashtu

PRIZRENI, “STACIONI” I RADHËS I “DRITËS SË GONXHES”

Prizren, 29 gusht 2023 – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”,  sot zbarkoi në …