Instituti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Prizren, 15.6.2022 – Sot, në Prizren, një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve,
në përbërje Dr. Skender Asani – Drejtor, Dr. Sefer Tahiri – Sekretar Shkencor dhe Dr. Zeqirija
Ibrahimi – këshilltar shkencor, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin
Hoti” të Prizrenit.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori, Dr. Skender Asani, dhe rektori i
Universitetit “Ukshin Hoti”, Dr. Samedin Krrabaj.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi është dakorduar që edhe Universiteti “Ukshin Hoti” të
përfshihet në aktivitetet shkencore të edicionit të sivjetmë të manifestimit shkencor “Ditët e
alfabetit”, që i kushtohen 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, si dhe për ta zgjeruar
mundësinë e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, përfaqësuesit e Institutit patën mundësi
që ta prezantojnë Institutin para profesorëve dhe studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”.
Me këtë rast drejtori, Dr. Asani, foli për rëndësinë dhe peshën shkencore që e ka Instituti në
hapësirën akademike në Maqedoninë e Veriut, Dr. Sefer Tahiri foli për departamentet e Institutit
dhe veprimtarinë e tyre, ndërsa Dr. Zeqirija Ibrahimi foli për veprimtarinë botuese të Institutit.
Në fund u zhvillua edhe një bashkëbisedim mes përfaqësuesve të Institutit dhe studentëve të
pranishëm në këtë prezantim.
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …