IN MEMORIAM: RAMIZ ABDYLI (1944-2026)

IN MEMORIAM: RAMIZ ABDYLI (1944-2026)

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se profesori Ramiz Abdyli ka ndërruar jetë.
Gjatë periudhës së viteve 2008–2010 Prof. Dr. Ramiz Abdyli ishte drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku dha kontribut të çmuar në konsolidimin dhe ngritjen institucionale të tij. Me vizionin dhe përkushtimin e tij, ai krijoi kushte të favorshme për angazhimin e studiuesve të rinj, veçanërisht atyre të dalë nga Universiteti i Tetovës, si një ndër themeluesit e tij dhe më vonë rektor, duke mundësuar që ata të vazhdojnë misionin e tyre hulumtues-shkencor në kuadër të Institutit. Ndërmori nismën për themelimin dhe botimin e revistës shkencore “Studime Albanologjike”, që hapi rrugën e shumë botimeve të tjera të ITSHKSH-së
Kontributi i tij në forcimin e kapaciteteve shkencore dhe në avancimin e studimeve albanologjike do të mbetet i çmuar dhe i paharruar.
Në emër të Institutit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Prof. Dr. Besnik Emini
u.d. drejtor i ITSHKSH-së

Shikoni gjithashtu

Vizitë nga përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës

Shkup, 05 shkurt 2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …