I Ngarkuari me Punë në Shkup z. Prindon Sadriu priti në takim Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup z. Skender Asani

Shkup, 30 shtator 2021
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu i shoqëruar nga zv. shefi i Misionit z. Vlorat Gashi kanë pritur në takim Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup z. Skender Asani dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë kryesore e bashkëbiseduesve ishte thellimi i raporteve ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës ne Shkup dhe ITShKSh në Shkup.

I Ngarkuari me Punë në Shkup z. Prindon Sadriu e njoftoi z. Asani për aktivitetet e Ambasadës dhe angazhimeve që kanë, po ashtu të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Ambasadës dhe ITShKSh, gjithashtu me këtë rast Drejtori z. Asani ia dhuroj Ambasadës së RKS në Shkup 128 ekzemplar të librave, botime të ITShKSh të cilat do ta pasurojnë bibliotekën e Ambasadës.

Z. Sadriu e falënderoj z. Asani për këtë kontribut të çmueshëm duke theksuar që Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup i ka dyert e hapura për ITShKSh, me qëllim të angazhimit dhe vazhdimit me aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të institucioneve dhe qytetarëve tanë.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …