Holokausti, u promovua “Fëmijëria e humbur” e Shela Altarac
Shkup, 26.01.2021 – “Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, është libri i radhës që u botua nga ana e ITSHKSH-Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën “Acta Non Verba”, në vigjilje të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.
Drejtori Skender Asani tha se ITSHKSH tashmë ka projektuar një strategji mbi Holokaustin dhe në kuadër të kësaj strategjie është edhe publikimi i dëshmive dhe evokimeve të të mbijetuarve dhe të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë të shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes.
“Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën” është përmbledhje përjetimesh, i shkruar në formë evokimesh. Në qendër të rrëfimit të këtij libri ndodhet Shela, e lindur si Rashela Cion, rreth vitit 1934, në Shtip. Ajo përshkruan me nota të ngrohta jetën e saj fëmijërore në një familje tradicionale dhe të pasur. Mirëpo kjo ngrohtësi familjare prishet në mëngjesin e 11 marsit 1943, kur ushtarët gjermanë dhe ata bullgarë, nisin aksionin famëkeq për grumbullimin e hebrenjve të Shtipit… Mirëpo këtu ndodhë edhe ndarja e familjes së Shelës, pasi që ajo me të motrën e saj Bela, arrijnë të kapërcejnë telat e kampit dhe të fshihen diku në afërsi, prej nga kanë parë skenat e trishtimit se si hebrenjtë e kampit, duke përfshirë dhe anëtarët e familjes së tyre, janë hipur e ngarkuar në vagonë mallrash, për t’i dërguar në kampin famëkeq Treblinka në Poloni”, u shpreh drejtori Asani.
Sipas tij, ky libër kujtimesh kap një hark të gjatë ngjarjesh dramatike, duke filluar nga Shtipi dhe duke përfunduar në Jerusalem, ku Shela bashkë me bashkëshortin Braco kishin krijuar familje, tre fëmijë dhe 10 nipër e mbesa. Historia e Shelës si një fëmijë i braktisur, që vjen në këtë libër, e cila i kishte humbur gjithë anëtarët e familjes së saj, dhe e ngelur e vetme gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, deri në emigrimin e saj në Izrael, është testament i gjallë i një kujtese njerëzore që na bën më të ndërgjegjshëm për pasojat e ngjarjeve tragjike në jetën e njerëzve.
Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u shpreh se dinjiteti njerëzor i hebrenjve u shkel në mënyrë më ç’njerëzore nga ana e nazistëve në llogoret e vdekjes. “Gjëja më e mirë është që të marrim mësim nga e kaluara dhe që ato vuajtje të mos përsëriten më kurrë. Shpreh respektin e thellë për ata njerëz trima që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e tjerëve. Ngjarjet e tilla si kjo e sotmja janë mundësi që ne ta kuptojmë se humanizmi është një nga trashëgimitë tona më të vyera”, tha Zëvendëskryeministri Grubi.
Përmes një video-mesazhi të shkurtër dhe shumë emocionues, u drejtua edhe vetë Rashela Altarac, e cila në moshë të shtyrë jeton në Izrael. Ajo bëri falënderimet e veçanta ndaj drejtorit Asani dhe hulumtueses shkencore Maja Susha, për kontributin e dhënë në zbardhjen e historisë së saj të dhimbshme familjare.
Ambasadori i Izraelit në Shkup, Dan Oryan, po ashtu përmes një video-mesazhi, u falënderua për këtë kontribut të Institutit dhe ‘Acta Non Verba’, si një rast i shkëlqyer për të kujtuar të gjitha viktimat e Holokaustit. Ndërsa, zëvendësambasadori i Gjermanisë në Shkup, Otto Graf, tha se është posaçërisht e rëndësishme që këto ngjarje të përcillen tek gjeneratat e reja, në mënyrë që e kaluara kurrë më të mos përsëritet.
Aktivitetin e përshëndeti përfaqësuesi i Ambasadës amerikane në Shkup, Andrew Moffat, si edhe përfaqësuesi i Komunitetit Hebre të Kosovës, Flori Dedeni. Ndërsa, fare në fund asistentja hulumtuese e Institutit, Maja Susha, foli për historinë e dhimbshme të familjes Altarac dhe projeksionet e së ardhmes të Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, që kanë të bëjnë me zbardhjen e të vërtetave të reja të shpëtimit të hebrenjve nga këto troje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
——————————————————————————————
Холокауст, промовирано „Изгубеното детство“ на Шела Алтарац
Скопје, 26.01.2021 год. – „Семејството Алтарац, ИЗГУБЕНОТО ДЕТСТВО, Приказна за животот и преживувањето“, е последната книга објавена од ИДКНА – Скопје, во соработка со Здружението „Акта нон верба“, во пресрет на 27 Јануари, Меѓународниот ден за сеќавање на Холокаустот.
Директорот Скендер Асани истакна дека ИДКНА веќе има осмислено стратегија за Холокаустот и во рамките на оваа стратегија спаѓа објавувањето на сведоштвата и сеќавањата на преживеаните и оние кои им помогнале на Евреите да избегаат од канџите на смртта.
„Семејството Алтарац – ИЗГУБЕНОТО ДЕТСТВО, Приказна за животот и преживувањето“ е збирка искуства напишана во форма на сеќавања. Во центарот на приказната на оваа книга е Шела, родена како Рашела Сион, околу 1934 година во Штип. Таа со радост се присетува на детството во традиционално и богато семејство. Но оваа семејна топлина се распаѓа едно утро на 11 март 1943 година, кога германските и бугарските војници ја започнуваат неславната акција за собирање на штипските Евреи… Но тука се случува и разделбата на семејството на Шела бидејќи таа заедно со сестра ѝ Бела, успеваат да ги преминат жиците на логорот и да се сокријат некаде во близина, од каде што гледаат сцени на тага додека Евреите од логорот, вклучувајќи ги и членовите на нивното семејство, се качуваат во товарни вагони за да бидат испратени во „озлогласениот логор Треблинка во Полска “, рече директорот Асани.
Според него, овој мемоар опфаќа низа на драматични настани, почнувајќи од Штип и завршувајќи во Ерусалим, каде Шела и нејзиниот сопруг Брако основале семејство – три деца и 10 внуци. Приказната на Шела како напуштено дете, која се проткајува во оваа книга и која ги изгуби сите членови на своето семејство и остана сама за време на Втората светска војна до нејзината емиграција во Израел, е жив сведок на едни сеќавања што нè прави свесни за последиците од трагичните настани во животот на луѓето.
Првиот вицепремиер на Владата на Република Северна Македонија Артан Груби, рече дека човечкото достоинство на Евреите било нарушено на најнехуман начин од нацистите во логорите на смртта. „Најдоброто нешто е да научиме од минатото и никогаш да не ги повторуваме тие страдања. Изразувам длабока почит кон оние храбри луѓе кои ги ризикуваа своите животи за да спасат животи на другите. Настаните како денешниот се можност да разбереме дека хуманизмот е едно од нашите највредни наследства“, – рече првиот вицепремиер Груби.
Преку кратка и многу возбудлива видео порака се обрати и самата Шела Алтарац, која живее во Израел и е во поодминати години. Таа упати посебна благодарност до директорот Асани и научната истражувачка Маја Суша, за нивниот придонес во овековечувањето на нејзината болна семејна историја.
Израелскиот амбасадор во Скопје Дан Оријан, исто така преку видео порака, изрази благодарност за ангажирањето на Институтот и невладината „Акта нон верба“, за чувањето на споменот на сите жртви на Холокаустот. Во меѓувреме, заменик-амбасадорот на Германија во Скопје Ото Граф рече дека е особено важно овие настани да бидат пренесени на новите генерации за да не се повтори ова горко минатото.
Настанот го поздравија советникот на Амбасадата на САД во Скопје Андреј Мофат, како и претставникот на Еврејската заедница на Косово Фљори Дедени. На крајот, Маја Суша, асистент истражувач во ИДКНА, зборуваше за болната историја на семејството Алтарац и идните проекции на Одделот за образование и истражување на Холокаустот, кои имаат врска со откривање на нови вистини за егзодусот на Евреите од овие земји за време на Втората светска војна.