Historiani Skender Asani, nderohet me mirënjohje të veçantë

skend

Instituti Evropian i Menaxhimit, Drejtësisë dhe Diplomacisë me seli në Shkup, i ndau mirënjohje të veçantë historianit të njohur Dr. Skender Asani.

Kjo mirënjohje i ndahet me motivimin: Doktori më i mirë i shkencave historike në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2015.

Dr. Skender Asani është autor i më shumë se dhjetë veprave të rëndësishme historike, që si preokupim kryesor kanë të kaluarën e Shkupit dhe shqiptarëve në përgjithëse në këto hapësira. Ka botuar shumë punime nëpër revista shkencore dhe shtypin ditor, si dhe ka marrë pjesë nëpër disa konferenca shkencore në Shkup, Tetovë, Prishtinë, Tiranë, Evropë dhe SHBA.

Dr. Skender Asani është drejtor i Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Përkujtohet 108 vjetori i lindjes së Shën Terezës

Shkup, 26.8.2018 – Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkujtoi …

One comment

Lini një Përgjigje