Gjykata e hedh poshtë padinë e gazetës KOHA kundër ITSHKSH-së (Al,Mk,En)

Gjykata e hedh poshtë padinë e gazetës KOHA kundër ITSHKSH-së

Shkup, 14 shtator 2021 – Gjykata Themelore Civile e Shkupit e ka hedhur si të pabazë padinë e gazetës KOHA ndaj Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup lidhur me reagimin e ITSHKSH-së me titull “Është e frikshme gjuha antisemite e gazetës KOHA”, të datës 28 gusht 2020.

Ky vendim i Gjykatës Civile të Shkupit ka ardhur pasi që ajo i ka shoshitur argumentet e ITSHKSH-së dhe ka konstatuar se akuza është e pabazë, njësoj si edhe kërkesa për dëmshpërblim në lartësi prej 600 mijë denarësh.

Gazeta “Koha” nuk ia doli ta dëshmojë profesionalizmin e saj në këtë fushatë, madje asaj nuk i ndihmuan edhe mbështetjet e qarqeve të caktuara pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

ITSHKSH-ja konsideron se ky vendim i drejtë gjyqësor është një leksion për të gjithë ata që parapëlqejnë shantazhin dhe njollosjen e institucioneve kredibile, siç është edhe ITSHKSH.

ITSHKSH-ja ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një mik i pakontestueshëm i mediave dhe një ithtar i pakompromistë i të vërtetës dhe mendimit  të lirë. Përmes projekteve e ideve që kanë për bazë hulumtimin dhe dokumentimin e ngjarjeve e proceseve historike e aktuale, ITSHKSH-ja synon të bëhet promotore e emancipimit të mirëfilltë kulturor e civilizues të shoqërisë sonë.

ITSHKSH-ja i fton mediat të jenë sa më aktive me punën e tyre në pasqyrimin e aktiviteteve e projekteve që i zhvillon ITSHKSH, duke i dhënë një impakt pozitiv procesit të vetëdijesimit kolektiv të shoqërisë sonë. Për rrjedhojë, ne jemi të hapur edhe ndaj vërejtjeve e kritikave objektive që vijnë nga opinioni publik, sepse konsiderojmë se ajri i demokracisë kalon pikërisht nëpër tubat që përçojnë mendim ndryshe.

~~~

Судот ја отфрла тужбата на весникот КОХА против ИДКНА

Скопје, 14 септември 2021 – Основниот граѓански суд во Скопје ја отфрли како неоснована тужбата на весникот „Коха“ против Институтот за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје, во врска со реакцијата на Институтот со наслов „Застрашувачки е антисемитскиот јазик на весникот Коха“, од 28 август 2020 година. Оваа одлука на Основниот граѓански суд Скопје дојде откако беа прифатени аргументите на ИДКНА и се утврди дека обвинението, како и барањето за надомест на штета во износ од 600 илјади денари, се неосновани.

Весникот „Коха“ не успеа да ја докаже својата професионалност во оваа кампања, а не помогна ниту поддршката на одредени кругови при Здружението на новинарите на Македонија. ИДКНА смета дека оваа праведна судска одлука е лекција за сите оние кои претпочитаат уцени и клевети упатени кон институции со кредибилитет како што е ИДКНА.

ИДКНА бил и секогаш ќе остане неприкосновен пријател на медиумите и бескомпромисен поддржувач на вистината и слободната мисла. Преку проекти и идеи кои се базираат на истражување и документирање на историски и актуелни настани и процеси, ИДКНА има за цел да стане промотор на вистинска културна и цивилизациска еманципација на нашето општество. ИДКНА ги повикува медиумите да бидат што е можно поактивни со својата работа во покривањето на активностите и проектите произлезени од ИДКНА, давајќи позитивно влијание врз процесот на колективна свест на нашето општество. Исто така, отворени сме за објективни забелешки и критики што доаѓаат од јавноста, бидејќи сметаме дека воздухот на демократијата поминува токму низ цевките што пренесуваат различно мислење.

~~~

 

The court rejects the lawsuit of the newspaper KOHA against ISCHA

Skopje, September 14th, 2021 – The Basic Civil Court of Skopje has dismissed as unfounded the lawsuit of the newspaper KOHA against the Institute for Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians in Skopje, regarding the reaction of the ISCHA entitled “The anti-Semitic language of the newspaper KOHA is frightening ”, Dated  August 28th, 2020.

This decision of the Civil Court of Skopje came after it screened the arguments of the ISCHA and found that the accusation is unfounded, as well as the request for compensation in the amount of 600 thousand denars.

The newspaper “Koha” did not managed to prove its professionalism in this campaign, and even the support of certain circles at the Association of Journalists of Macedonia didn’t helped her.

ISCHA considers that this fair court decision is a lesson for all those who prefer blackmailing and defamation of credible institutions, such as ISCHA.

ISCHA has been and will always remain an undisputed friend of the media and an uncompromising supporter of truth and free thought. Through projects and ideas that are based on research and documentation of historical and current events and processes, ISCHA aims to become a promoter of genuine cultural and civilizing emancipation of our society.

ISCHA invites the media to be as active as possible with their work, in covering the activities and projects developed by ISCHA, by giving a positive impact to the collective awareness process of our society. Consequently, we are also open to objective remarks and criticisms coming from public opinion, because we consider that the air of democracy passes through the pipes that convey a different opinion.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …