Ftesë për studiuesit – konferencë për ritet e ciklit jetësor

Ftesë për studiuesit

JAVA E TRASHËGIMISË KULTURORE
Ritet e ciklit jetësor: lindja, martesa dhe vdekja tek shqiptarët

 

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup (http://www.itsh.edu.mk/) ka nderin që tu ftojë të merrni pjesë në konferencën shkencore vjetore Java e Trashëgimisë Kulturore, me temë Ritet e ciklit jetësor: lindja, martesa dhe vdekja tek shqiptarët.

Konferenca do të organizohet më 16 qershor të vitit 2022, me fillim në orën 10:00, në ambientet e ITSHKSH-së (ish Ambasada e SHBA-së në Shkup).

Ftohen studiuesit e kësaj fushe studimore, që deri më 15 mars të konfirmojnë pjesëmarrjen në konferencë dhe dërgojnë abstraktet e temës në adresat elektronike: sefertahiri@gmail.com dhe riniuseini@yahoo.com .

Natyrisht tema e punimit shkencor është përcaktim i Juaj individual dhe mund të përfshijë aspekte të ndryshme të trajtesës së temës bazike në kontekst të ruajtjes, mbrojtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore – shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë hapësirën shqiptare. Preferohet të punohet si temë njëri nga ritet përmes qasjes krahinore apo krahasuese.

Punimet shkencore do të mund t’i prezantoni edhe në Power point!

Prezantimi juaj do të zgjasë deri në 15 minuta.

Punimet e prezantuara shkencore në konferencën shkencore, gjatë vitit do të botohen në revistën shkencore “SCUPI” (http://www.itsh.edu.mk/scupi-shkarko/), një botim i veçantë i Institutit tonë.

Për çdo pyetje lirisht mund të na shkruani në email.

Konferenca shkencore planifikohet të mbahet me prani fizike!

Duke shpresuar në bashkëpunimin me Ju, paraprakisht Ju falënderojmë.

 

Janar 2022, Shkup

Këshilli për organizimin e konferencës shkencore

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri “Trashëgimia kulturore islame në Shkup”

Shkup – 26.01.2022 – Sot, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …