Ftesë për studiuesit: Konferenca VII Ndërkombëtare e Arkivistikës

Konferenca VII Ndërkombëtare e Arkivistikës

organizuar me bashkëpunimin e

Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave – Tiranë (Shqipëri),

Agjencisë Shtetërore të Arkivave – Prishtinë (Kosovë)

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (MV), dhe

Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir (MV)

FTESË PËR PJESËMARRJE

 

Datat: 10-11 qershor 2023

Vendi: Manastir, Maqedoni e Veriut

Afati i pranimit të abstrakteve përfundon më 31 mars 2023.

Pas konferencave të zhvilluara në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sarandë, Tuz (Mali i Zi) dhe Boletin, arkivistët nga të gjitha trevat do të mblidhen këtë herë në Manastir (Bitola) të Maqedonisë së Veriut.

Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, dhe Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir (MV).

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir (MV) ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe propozimet e tyre.

Temat që propozohen për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.

Abstraktet do të pranohen deri më datë 31 mars 2023 në gjuhët shqip dhe anglisht në dpa@arkiva.gov.al dhe ark.kosoves@rks-gov.net.

Për më shumë informacion shikoni njoftimin ne faqet web të DPA www.arkiva.gov.al dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës asha-ks.net.

Gjuha e kumtesave: shqip, gjuhët e Europës Perëndimore.

 

Boshte tematike të propozuara:

  • Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit
  • Automatizimi i arkivave dhe etika
  • Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
  • Risitë digitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
  • Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
  • Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve gjeografikë
  • Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
  • Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
  • Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
  • Etika dhe arkivat
  • Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
  • Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
  • Turizmi dhe promovimi i arkivave

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as kanë qëllim kufizues, por janë vetëm sugjerime tematike)

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …