Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, si nismëtarë dhe ideatorë të projektit për Qendrës Përkujtimore “Bllacë 1999”, të hënën do ta bëjnë prezantimin e idesë themelore, që tashmë është shndërruar në një libër të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Me këtë rast nismëtarët e projektit dhe të idesë do ta promovojnë këtë vepër, ndërsa do të flasin edhe për rëndësinë historike të kësaj qendre, për qëndrueshmërinë shkencore të projektit, si dhe do të shpalosin të dhëna mbi eksodin dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në periudha të ndryshme të historisë, që kulminuan me ngjarjet e kufirit të Bllacës më 1999.
Referues: Dr. Skender Asani, Jahja Lluka, Rufki Suma
Data: 27 maj 2019 (E hënë), Ora: 11.00
Vendi: Salla e ITSHKSH – Shkup