Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën BALLKANOLOGJIA – IV –

F T E S Ë

Për pjesëmarrjen e studiuesve në Konferencën shkencore ndërkombëtare BALLKANOLOGJIA – edicioni IV –   

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup për të katërtën herë me radhë organizon Konferencën shkencore ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me pjesëmarrje të studiuesve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe rajoni i Ballkanit.

Konferenca do të jetë njëditore dhe do të mbahet në dy seanca të veçanta.

Në këtë konferencë synohet që të sillen trajtesa të spikatura shkencore origjinale, për të ndriçuar aspekte të ndryshme historike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, kulturore etj.

Tema boshte e konferencës së sivjetme është:
“Ballkani midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”.

Datat e mbajtjes: 28 tetor 2021.

Vendi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ish objekti i Ambasadës së SHBA-së në Shkup), rruga Ilindenska p.n.

Gjuhët zyrtare të konferencës: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Dërgimi i titullit të kumtesës dhe abstraktit: 15 shtator 2021.

Titulli i kumtesës dhe abstrakti duhet të dërgohen në adresat elektronike:

itksh.shkup@gmail.com   

sefertahiri@gmail.com

Njoftimi për pranimin: 25 shtator 2021.

Për të përgatitur zhvillimin e konferencës jeni të lutur që në kohë të dërgoni titullin e kumtesës suaj dhe abstraktin, në të cilin do të shpjegohet synimi dhe përmbajtja e punimit. Dërgimi i abstraktit në afatin e përcaktuar do t’i japë mundësi këshillit organizator që të përgatisë në kohë programin dhe materialet e tjera.

Punimet e konferencës shkencore të Ballkanologjisë do të botohen në një publikim të veçantë të ITSHKSH-së “Ballkanologjia 4”, që do të botohet gjatë vitit 2022, ndërsa afati i dërgimit të punimeve shkencore është shkurti i vitit 2022!

Për hollësi të tjera organizative dhe teknike do të njoftoheni nga Këshilli organizator brenda muajit shtator të vitit 2021.

 TEZAT E KONFERENCËS:

– Bashkëpunimi politik- diplomatik, kulturor, arsimor, shkencor, sportiv midis vendeve ballkanike;

 – Kontestet historike midis vendeve ballkanike si pengesë për integrim në BE

 – Vendimmarrja me konsensus në BE -pengesë për procesin e integrimit në BE

 – Ndikimi i religjionit në procesin e integrimit në BE (rasti i Turqisë dhe vendeve ballkanike)

 – Euroskepticizmi pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

 – Ideja e “Minishengenit ballkanik” apo Ballkanit Perëndimor evropian – realitet apo koncept i pamundur!

 – A ka alternativë integrimi në BE dhe a është e mundur qëndrueshmëria e shteteve nëse nuk integrohen?

Ju mirëpresim!

 

Këshilli organizator i Konferencës     

ITShKSh – Shkup

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …