Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup (http://www.itsh.edu.mk/) ka nderin që tu ftojë të merrni pjesë në konferencën shkencore vjetore Java e Trashëgimisë Kulturore, me temë “Kanunet shqiptare dhe jeta bashkëkohore”.
Konferenca do të organizohet më 11maj të vitit 2023, me fillim në orën 10:00, në ambientet e ITSHKSH-së (ish Ambasada e SHBA-së në Shkup). Mundësisht, deri më datën 15 mars, në emailat sefertahiri@gmail.com dhe riniuseini@yahoo.com konfirmoni pjesëmarrjen në konferencë dhe dërgoni abstraktet e temës suaj.
Tezat e konferencës shkencore
- Historia dhe llojet e kanuneve shqiptare
- E drejta zakonore (kanunet) dhe e drejta pozitive (ligjet)
- Kanunet në periudhën e komunizmit në Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare
- Kanunet dhe shoqëria bashkëkohore pas pluralizmit demokratik
- Kanunet në folklorin shqiptar
- Kanunet në letërsinë shqiptare
- Kanunet shqiptare dhe kanunet e popujve tjerë
- Të huaj mbi kanunet shqiptare
- Raportimi mediatik mbi gjakmarrjen
Natyrisht tema e punimit shkencor është përcaktim i Juaj individual dhe mund të përfshijë aspekte të ndryshme të trajtesës së temës bazike në kontekst të ruajtjes, mbrojtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore-shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë hapësirën shqiptare.
Prezantimi juaj do të zgjasë 15 minuta.
Punimet shkencore do të mund t’i prezantoni edhe në Power point!
Punimet e prezantuara shkencore në konferencën shkencore, gjatë vitit do të botohen në revistën shkencore “SCUPI” (http://www.itsh.edu.mk/scupi-shkarko/), një botim i veçantë i Institutit tonë.
Për çdo pyetje lirisht na shkruani në email.
Duke shpresuar në bashkëpunim me Ju, paraprakisht Ju falënderojmë.
16 janar, 2023
Shkup
Këshilli për organizimin e konferencës shkencore