Fatmir Toçi promovoi ‘Ditarin e përballjes me Koronavirusin’

Shkup, 25.05.2021 – Sot në Institutin e Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Toena” dhe Komunën e Çairit, u promovua libri “Ditari i përballjes me koronavirusin” nga autori Fatmir Toçi.

Drejtuesja e Institutit Librit dhe Promocionit si dhe e Botimeve “Toena”, Irena Toçi, theksoi rëndësinë e këtij libri jo vetëm se për artin e kulturën shqiptare, por edhe për ndërgjegjësimin e publikut shqiptar lidhur me temën e koronavirusit që po vazhdon të jetë aktuale edhe sot.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, tha se e gjithë bota hyri në një luftë të përgjithshme nga ky virus vdekjesprurës, i cili i prishi të gjitha balancet shoqërore, duke ndikuar ndjeshëm edhe në veprimtaritë tona kulturore e shkencore. “Vetë prania fizike e miqve tanë nga Tirana, po tregon në njëfarë forme se ky virus po shkon, dhe se bota do të merr frymë më lirisht”, u shpreh Asani me tone optimiste.

Autori fatmir Toçi falënderoi për mikpritjen e shqiptarëve të Shkupit, dhe paraqiti disa sekuenca interesante nga vështirësitë e tij gjatë betejës personale 55-ditore me Covid 19, të cilat janë pjesë e rrëfimit të këtij libri.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …