
Dr. Skender Asani
Drejtor
DREJTORI
Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institucionit Publik Shkencor (IPSH) Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi Dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24.08.2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit shkencor, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.
KËSHILLI I ITSHKSH-së
Këshilli i Institutit është organ drejtues i përbërë nga gjashtë anëtarë të brendshëm, të zgjedhur me shumicë votash nga vetë punëtorët shkencor të Institutit, dhe tre anëtarë të jashtëm të deleguar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat katërvjeçar.
Këshilli aktual i ITSHKSH-së është konstituuar më 26.09.2018, në këtë përbërje:
Dr. Sevdail Demiri – kryetar
Dr. Sefer Tahiri – zv/kryetar
Dr. Naim Halimi – anëtar
Dr. Zeqirija Ibrahimi – anëtar
Dr. Hidajete Azizi – anëtare
Dr. Nora Maliqi – anëtare
Dr. Avzi Mustafa -anëtar i jashtëm i Këshillit
Dr. Fehari Ramadani – anëtar i jashtëm i Këshillit
Dr. Isak Sherifi – anëtar i jashtëm i Këshillit.
SEKRETAR
Blerim Qaili
BASHKËPUNËTORËT E JASHTËM SHKENCOR:
Dr. Xhevat Lloshi – Universiteti i Tiranës
Dr. Avzi Mustafa – Universiteti i Shkupit
Dr. Nebi Dervishi – Universiteti i Tetovës
Dr. Izaim Murtezani – Instituti i Folklorit në Shkup
Dr. Dritëro Demjaha – Universiteti i Oksfordit