Instituti i ftuar në takimin “Trashëgimia religjioze në Europën e larmishme”

Groningen/Holandë, 17.6.2019 – Një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në përbërje Dr. Skender Asani – drejtor dhe Mr. Nora Maliqi – asistente hulumtuese, këto ditë po merr pjesë në një aktivitet të rëndësishëm që po mbahet në Holandë në temën “Trashëgimia religjioze në Europën larmishme”.

Aktiviteti zhvillohet në Universitetin e Groningenit në Holandë, ndërsa organizohet nën patronazhin e Kryebashkiakut të Groningenit, Rektorit të Universitetit të Groningenit dhe përfaqësuesit të Mbretit për këtë qytet.

Në këtë ngjarje marrin pjesë universitetet më prestigjioze në botë që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave religjioze, trashëgimisë dhe diversitetit, ndërsa Instituti është institucioni i vetëm shkencor i rajonit që është ftuar në këtë takim.

Dr. Skender Asani tha se arseja që Instituti është bashkuar në këtë aktivitet, është këmbimi i përvojave dhe kërkimi i mundësive që përvojat e tilla të mira të gjejnë zbatueshmëri edhe në shoqërinë tonë shumetnike dhe shumëreligjioze.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Puna e Institutit promovohet në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Shkup, 2.3.2021 – Në shenjë të përkujtimit të 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, si njërën …