Doc.Dr. Skender Asani, zgjidhet u.d. drejtor i ITSHKSH-së

skender-asaniShkup – Më 30.06.2014, bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), verifikoi dorëheqjen e drejtorit të deritashëm, Doc.Dr. Shefqet Zekolli, dhe ngarkoi Doc.Dr. Skender Asanin për ushtrues detyre të drejtorit.

Zgjedhja e Doc.Dr. Skender Asanit është bërë njëzëri nga të gjithë anëtarët e Këshillit, përkatësisht me 6 votat e anëtarëve të brendshëm dhe 3 votat e anëtarëve të jashtëm të deleguar nga Qeveria.

Skender Asani është doktor i shkencave historike, autor i disa librave shkencor historik, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH si punëtor shkencor që nga viti 2008. /www.itsh.edu.mk/

—————————————————————————————————————————————–

 

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH SHKËMBEN PËRVOJA SHKENCORE ME UNIVERSITETET AMERIKANE

Shkup, 08. 03. 2024 – Anne Donohue, profesoreshë e asocuar dhe Christina L. Wassenaar, profesoreshë …