Sot në Prishtinë bashkë me Don Fatmir Koliqin kryredaktor i revistës “ Drita” i bashkërenduam disa ide që do ti vëjmë në veprim në kuadër te manifestimit “ Drita e Gonxhes” ( edicioni i dytë) qe do të mbahet nga 26 gushti der më 5 shtator, 2022. Nga Gonxhja e jonë deri te Nënë Tereza e gjithë botës – është trajektorja tematike e manifestimit të sivjemë, që përfshin promovimin e nr. 1 të revistës “Drita e Gonxhes” e para e këtij karakteri, si dhe ekspozitë, ligjerata dhe orë letrare kushtuar botës shpirtërore e njerëzore të Nënë Terezës . Manifestimi fillon në Shkup, vazhdon në Prishtinë, dhe përfundon në Tiranë, përfshi edhe Selanikun , Nju Jorkun, Strugën, Preshevën dhe Tuzin ….
Prishtinë, 30 qershor 2022
Prof. Dr. Skender ASANI.


