DREJTORI I ITSHKSH SKENDER ASANI URON FITËR BAJRAMIN

Urime dhe për shumë vite festa e nesërme e Fitër Bajramit, qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat shpirtërore e fizike. Kjo festë për muslimanët vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.

Le të na shërbejë kjo festë si një mundësi më tepër për të shprehur dashurinë dhe mirëkuptimin mes nesh si dhe tejkalimin e të gjitha halleve e problemeve që i kemi aktualisht. Festat i bashkojnë njerëzit, kurse Fitër Bajrami i bashkon edhe zemrat e të devotshmëve.

Në emër tim dhe në emër të ITSHKSH, gëzuar festa e Fitër Bajramit!

Prof.dr. Skender ASANI – drejtor i ITSHKSH

 

 

 

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …