Shkup, 24 shkurt – Drejtoti i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, u prit të mërkurën nga shkëlqesia e tij Dejvid Gir, shef i Delegacionti të BE-së në Maqedoninë e Veriut, me kërkesën e këtij të fundit. Gjatë këtij takimi z. Gir u shpreh se ishte i njoftuar me punën dhe dinamikën e angazhimeve të ITSHKSH, duke shtuar se në të ardhmen pritet të ketë një bashkëpunim subtstancial me Delegacionin eBE-së në Shkup, me qëllim të avancimit të ideve e projekteve që janë me interes për shkencën dhe ardhmërinë e shoqërisë.
Pasi shprehu faleminderim për pritjen, prof. Dr. Skender Asani, e njoftoi telegrafikisht ambsadorin Gir me profilin e ITSHKSH, duke shpalosur në pika të shkurtëra strategjinë e punës shkencore-hulumtuese të këtij institucioni, i cili për nga strukura e brendshme organizative, përfshi edhe disa departemente mjaft specifike, siç tha ai, paraqet shembullin më unik të funksionimit, që është model për rajonin dhe më gjerë.
Fryt i këtij takimi do të jetë thellimi i miqësisë dhe bashkëpunimit, kurse shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, z. Dejvid Gir, premtoi se në të ardhmen e afërt do të konkretizohen disa nga idetë e këtij bashkëpunimi.