Shkup, 27.02.2020 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve e vizitoi drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula.
Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, e njoftoi mysafirin lidhur me zhvillimin e aktiviteteve shkencore të Institutit në më shumë sfera, dhe veçanërisht për Departamentin e ri të marrëdhënieve shqiptare – osmane, ku në të ardhmen synohet që më tepër të vihet theksi i bashkëpunimit.
Nga ana e tij, drejtori i Institutit “Yunus Emre”, Serhat Kula, shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e ndërsjellë në pika të përbashkëta që lidhen me trajnimin e stafit shkencor, hulumtime shkencore, konferenca e botime me interes të dyanshëm.
Fondacioni kulturor turk – Instituti “Yunus Emre”, aktivitetin e vetë e shtrinë në katër anët e globit, ku brenda 48 shteteve të botës funksionojnë gjithsej 58 qendra të tilla kulturore, në mesin e të cilave edhe kjo në Shkup.