Drejtori Asani priti koordinatorin e Kishës së Bashkuar Protestante Metodistike

Shkup, 2 mars 2020 –  Sot në Shkup drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani, ishte mikpritës i koordinatorit të Kishës së Bashkuar Protestante- Metodistike, Vilvrid Nausner, me ç’rast u paralajmërua nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi me këtë Kishë, sepse, siç tha, Dr. Asani, vetëm në këtë mënyrë do të bëhet institucionalizimi i mirënjohjes për gjithë atë kontribut kolosal që ka dhënë Lëvizja protestante në zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Si shembull i ndritshëm në këtë aspekt u përmend familja fisnike e Qiriazëve në Manastir, e cila kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, në saje të mbështetjes së pakursyer që kishte ardhur nga protestantët e Amerikës. Sipas Dr. Asanit ky është edhe një dimension tjetër i pranisë së protestantizmit në hapësirat shqiptare, sepse përmes tij ishte ngjizur edhe miqësia tradicionale ndaj popullit amerikan.

ITSHKSH tash më është etabluar si një adresë e mirënjohur e krijimit të politikave kulturore e shkencore në Maqedoninë e Veriut, kurse në të ardhmen, ashtu siç premtoi edhe pastori Nausner me Kishën e Bashkuar Protestante – Metodistike,  ky bashkëpunim do të orientohet në disa pika të përbashkëta të veprimtarive me karakter kulturor e shkencor.
Vilvrid Nausner e njoftoi nikoqirin Dr. Skender Asanin me historikun e formimit të Kishës së Bashkuar Protestante – Metodistike, me momentet e vështira gjatë historisë, të cilat kjo Kishë i kishte sfiduar me sukses, kurse drejtori i ITSHKSH i dhuroi mysafirit të tij disa vepra kapitale që ishin botuar kohëve të fundit, e të cilët flasin pikërisht për përkushtimin e këtij instituti në ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve kulturore që kishin pasur mbështetjen e drejtpërdrejt  të Lëvizjes protestante.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …