Shkup, 8 dhjetor 2017 – Për nder të festës shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është dorëzuar çmimi shtetëror me të njëjtin emër për vitin 2017, ku në mesin e laureatëve është edhe punëtori shkencor i Institutit tonë, historiani dr.Naim Alimi, në sferën e edukimit dhe arsimit.
Fituesit e tjerë të këtij çmimi presigjoz janë edhe profesori e shkrimtari dr. Venko Andonovski, artisti muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtari Jordan Plevnesh, dhe filmologia Ilindenka Petrusheva – në sferën e kulturës dhe artit.
Vendimin e mori Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski.
Në dorëzimin e çmimeve morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra, akademikë, artistë.