Dr. Asani dhe ITSHKSH fitues të çmimit “Shën Nënë Tereza”

Shkup, 5 shtator – Në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të manifestimit të 21-të tradicional “Ditët e Shën Terezës”,  Shoqata Qytetare “Nën Tereza e Shkupit”, sivjet nderoi me çmimin “Shën Nënë Tereza” për vitin 2020, për humanizëm,  historianin Dr. Skender Asanin dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Përveç këtij çmimi, Dr. Skender Asanit dhe ITSHKSH iu nda edhe statuja me imazhin e Shën Nënës Terezë.
Kjo mirënjohje vjen pas një bashkëpunimi të frytshëm në mes të ITSHKSH dhe  Shoqatës Qytetare “Nën Tereza e Shkupit” në kultivimin dhe nderimin e vlerave të figures së Shën Nënë Terezës, e që sivjet u kurorëzua me vendosjen e pllakës përkujtimore në Sheshin qendror të Shkupit edhe në gjuhën shipe si dhe në rikthimin e  gjurmëve të themeleve të shtëpisë së saj të lindjes.

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …