DPA dhe ITSHKSH shkëmbejnë dokumentet për Nënë Terezën

Tiranë/Shkup, 9.9.2020 – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit reciprok me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë aktivitetet e ndërsjella në fusha të përbashkëta të ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Me rastin e përkujtimeve të 110-vjetorit të lindjes dhe 4-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Departamenti për Hulumtimin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut pranë ITSHKSH-së në Maqedoninë në Veriut dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë, do të bëjnë shkëmbimin e ndërsjellë të kopjeve të dokumentacionit arkivor që ruhet aktualisht në këto dy arkiva respektive të materialeve që bëjnë pjesë në fondin e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës). Kjo procedurë do të realizohet në formate të ndryshme të kopjeve.

Ky shkëmbim dokumentacioni do të bëhet për të pasuruar fondet e arkivave dhe për t’u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve të kenë akses të plotë në fondin e njësuar të Nënë Terezës.

Të tilla janë edhe disa nga dokumentet e DPA-së në vijim, letra të shkruara nga dora e Nënë Terezës, që iu janë dorëzuar ITSHKSH-së.

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …