Ditët e Alfabetit: U mbajt ora e historisë “Historia e alfabetit të shqipes

Edhe sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve vazhdoi manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”.

Me këtë rast u organizua një orë e historisë me një grup nxënësish nga SHF “Skënderbeu” nga f. Haraçinë të Shkupit, të organizuar nga arsimtari Xhavit Imeri.

Gjatë kësaj ore, drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, u uroi mirëseardhje nxënësve dhe foli për kontekstin historik në të cilin u zhvillua Kongresi i Manastirit. Ai foli për rolin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në gatimin e kombit shqiptar, të kulturës shqiptare dhe të pavarësisë.

Dr. Zeqirija Ibrahimi foli për dimensionin filologjik të alfabetit, duke u dhënë nxënësve informacione mbi mënyrën se si është hartuar alfabeti i shqipes.

Për ta begatuar këtë orë një nxënëse e kësaj shkolle e lexoi një kumtesë për Kongresin e Manastirit dhe alfabetin e gjuhës shqipe.

Ora e historisë përfundoi me një fotografi të përbashkët dhe me një vizitë në hapësirat e Institutit.

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …