DHURATË LIBRASH PËR STUBLLËN NGA ITSHKSH

Shkup, 25 prill – Në Ditën ndërkombëtare të librit ITSHKSH i dhuroi disa tituj librash  Muzeut së Shkollës së parë shqipe të Kosovës në Stubëll. Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, u shpreh se përhapja e librit duhet të jetë mision i çdo institucioni dhe i çdo intelektuali. Ai konsideron se kjo dhuratë modeste me libra do t’i japë shansë kulturës së leximit që të jetë pjesë e formimit tonë të përgjithshëm.

Ndërkaq poeti dhe përfaqësuesi i kësaj Bibliotekse, Sarë Gjergji,faleminderimin e tij e shoqëroi me një apel drejtuar edhe botuesve të tjerë që të ndjekin shembullin e ITSHKSH-së, sepse vetëm duke e zgjeruar rrethin e lexuesve libri mund t’iu mbijetojë sfidave që po vinë nga teknologjia digjitale, tha ai.

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …