Deputetja Ermina Leka-Perlaskaj vizitoi ITSHKSH-në

Shkup, 13 tetor – Deputetja e Parlamentit Kroat, Ermina Leka-Perlaskaj, sot u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, prof.dr. Skender Asani, me ç’rast u shkëmbyen përvoja dhe ide për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në fushën e senzibilizimit të problematikave kulturore e shkencore.

Depuetja Perlaskaj e njoftoi drejtorin Asani me disa aspekte të organizimit kulturor e shoqëror të shqiptarëve në Kroaci. Ajo tha se në këtë shtet funksionojnë tetë qendra kulturore të shqiptarëve, objeket e të cilave tash më janë në pronësi të këtyre qendrave.

Duke folur për lidhjet e Shkupit dhe Zagrebit në planin e bashkëpunimeve të gjithanshme, drejtori Asani dhe deputetja Perlaskaj planifikuan që në të ardhmen të shpeshtohen vizitat e ndërsjella me karakter pune, ku do të spikasin çështjet e karakterit historik, arsimor e kulturor të shqiptarëve në të dyja vendet.

Drejtori i ITSHKSH prof. dr. Skender Asani i dhuroi deputetes Perlaskaj një përzgjedhje titujsh të botuar kohët e fundit, përmes të cilëve u shpalos edhe një konologji hulumtimesh e kërkimesh në fusha të ndryshme.

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH ORGANIZON KONFERENCËN SHKENCORE “ZEJTARIA DHE PUNIMET ARTIZANALE NË TREVAT SHQIPTARE”

 INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP   organizon konferencën shkencore vjetore “Java …