Delegacioni i ITShKSh-së u prit nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu

Shkup, 1 dhjetor 2021 –  Sot në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, qëndroi në një vizitë zyrtare drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani me bashkëpunëtorët e tij Sevdail Demiri dhe Sabaatin Nuhiu. Ata u pritën nga kryetari i BFI-së – Reisul Ulemaja Shaqir Fetahu, i shoqëruar nga sekretari Irsal Jakupi dhe shef i Kabinetit Abdulkerim Iseini.

Të dy palët zhvilluan një bisedë të ngrohtë dhe profesionale për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy institucioneve me peshë dhe ndikim të madh në sfera të ndryshme të hulumtimit shkencor.

Në veçanti u diskutua për zhvillimin e Departamentit të marrëdhënieve shqiptare-osmane në ITShKSh, si dhe kontributit të madh që ka dhënë ndër shekuj feja islame edhe në ndërtimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Po ashtu, u ra në ujdi për një përkushtim më të theksuar të dy institucioneve në periudhën e ardhshme për realizimin e projekteve të përbashkëta, si botime dhe konferenca shkencore me interes të dyanshëm.

Shikoni gjithashtu

VIZITË NË ITSHKSH, KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT SJELL NË SHKUP ZËRIN E ARTIKULUAR TË DIASPORËS

Shkup, 21 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve …