Deklarata e Pavarësisë amerikane, thelbi i demokracisë

Deklarata e Pavarësisë e nënshkruar më 4 korrik të vitit 1776, është një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kjo Deklaratë përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane dhe mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit.
Duke uruar 4 korrikun, festën kombëtare të SHBA-së, s’kemi si të mos shprehim edhe një faleminderim të thellë për demokracinë amerikane e cila u bë model edhe për popujt tjerë. Përfitimet nga kjo demokraci, sot janë bërë pjesë e proceseve të rëndësishme, nëpër të cilat po kalojmë edhe ne si rajon dhe si shtet.
Sa herë që vjen 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Amerikës, në kronikën e kohës shënohen rrugëtreguesit nga duhet të ecin shoqëritë, që si pikësynim kanë lirinë dhe të drejtat e natyrshme.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Shkup, 4 korrik, 2021

Prof.dr. Skender ASANI – drejtor i ITSHKSH në Shkup

Shikoni gjithashtu

MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS

  According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …