Dr. Konrad Clewing, ekspert për Ballkanin në Institutin Leibniz për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, ka shkruar një recension për një libër të veçant “Rrugëtimi– Patešestvie –Journey” të auorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërorore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Me këtë kontribut që vjen nga një emër i shquar i botës gjermanofone, botimet e ITSHKSH marrin një peshë të posaçme, jo vetëm për shkak të vëmedjes ndërkombëtare, por edhe për shkak të problematikave që shtjellojnë ato, siç është edhe libri “Rrugëtimi– Patešestvie -Journey”.
Dr. Konrad Clewing, autor dhe ligjërues i njohur në fushën e integrimit europian dhe zhvillimeve në Ballkan, kohët e fundit është mjaft aktiv me analizat e tij mbi ecurinë e situatës së tensionuar në Kosovë.
Ndërkaq recensioni i tij për librin “Rrugëtimi– Patešestvie -Journey” dëshmon për përkushtimin e Dr. Konrad Clewing ndaj temave e problemeve mbi shqiptarët, me theks të posaçëm në ndriçimin e disa aspekteve më pak të njohura nga bota shqiptare, të cilat tani dalin në pah edhe në recensionin e tij.
Per te interesuarit recensioni i publikuara nga albanisches-institut.ch gjenden ketu: